HomeUdhëtime

5 udhëtimet më të mira me tren në botë

Njëherë e një kohë, treni konsiderohej një mënyrë udhëtimi e shpejtë dhe e sigurt.

Sot siguria mbetet, por ky mjet transporti ofron shumë ide për përkrahësit e udhëtimit të ngadaltë.

Tani hidhini një sy 5 përvojave më të mira të trenit në botë, ku udhëtimi është pjesë e aventurës…

1.Glacier Express

Një udhëtim me trenin me famë botërore Glacier Express është ndryshe nga çdo gjë tjetër. Edhe pse është treni më i ngadaltë në botë (shpejtësia mesatare arrin 33 kilometra në orë), përshkon 270 kilometra në një peizazh të mrekullueshëm në malet që ndajnë Zermatt dhe St. Moritz, për rreth tetë orë. Treni përshkon 91 tunele dhe 291 ura.

Një pushim 9-ditor me Glacier Express All-Inclusive fillon nga £1.699

2.Jungfrau Express

Një udhëtim me trenin Jungfrau arrin lartësinë prej 11,000 metrash. Një udhëtim përgjatë hekurudhës Jungfrau ju dërgon në majën e Jungfraujoch në stacionin më të lartë hekurudhor të Evropës.

Ky udhëtim i frikshëm ju frymëzon duke ju ngjitur në mënyrë të përtejme nëpër malet Mönch, përpara se të ndaleni para një platforme me dëborë prej 3,454 metra mbi nivelin e detit – ku mund të shijoni pamje spektakolare përreth.

Një pushim 8-ditor me Jungfrau Express All-Inclusive fillon nga £1,574

3.Treni me avull Truffadou

Merrni përsipër të bëni një udhëtim në kohë me Trenin me avull Truffadou. Në bordin e një lokomotive të bukur me avull duke përshkrruar rrugën e tij përmes Luginës së Dordogne në Francën rurale, ky udhëtim është një mundësi për të provuar udhëtimin me tren me thjeshtësinë dhe sharmin e tij origjinal. Një udhëtim me këtë tren është i njohur për pushuesit e të gjitha moshave.

Një pushim 6-ditor me Truffadou All-Inclusive fillon nga £749

4. Treni i Verdhë i Pireneve

Për më shumë se një shekull, një udhëtim i lehtë me Trenin e Verdhë të Pireneve ka qenë një nga mënyrat më romantike për të përshkruar Pirenejtë Franceze. Udhëtimi nga Villefranche-Vernet-Les-Bains në Katalonjë, Spanjë në Latour-de-Carol-Enveitg në Occitanie në Francë, ky tren i vogël në ngjyrën e verdhë është pasaporta juaj për të shijuar disa nga peisazhet në këte vend.

Një pushim 8-ditor me Trenin e Verdhë All-Inclusive fillon nga £899

5.Udhëtimi hekurudhor përgjatë Cinque Terre

Duke ju lidhur me pesë qytetet e mrekullueshme bregdetare të Cinque Terre, një udhëtim hekurudhor konsiderohet mënyra më e mirë për të zbuluar Rivierën Italiane. Një udhëtim përmes Riomaggiore, Manarola, Corniglia, Vernazza dhe Monterosso shmang rrugët e ngushta dhe të përdredhura shkëmbore të Italisë veri-perëndimore dhe shkurton rrugën drejt fshatrave fantastike të peshkimit.

Një pushim 9-ditor nëpër rivierën italiane fillon nga 1.299 £

A.A/ GotaNews


TË NGJASHME