HomeShëndeti

5 ushtrime të thjeshta edhe gjatë qëndrimit në punë

Të mbash qëndrimin e shpinës drejt gjatë punës në kompjuter, nuk është e thjeshtë. Ndërsa qëndrojmë 8 orë në karrige duke u stresuar dhe duke rrezikuar shëndetin e shpatullave, ijëve dhe shpinës.

1-Frymëmarrja e diafragmës.

Vendosni një dorë mbi kraharorin tuaj, merrni frymë thellë dhe nxirreni. Kjo ju ndihmon në lehtësimin e tensionit të muskujve, relaksimin e sistemit nervor.

2-Pozicioni maces.

Ngrini të dyja duart lart siç jeni në karrige duke shtyrë edhe shpinën mbrapa.

3-Strech.

Mund ta bëni në karrige duke lëvizur këmbët njëherë të majtën dhe të djathtën.

4-Lëvizjet rrotulluese.

Vendosni duart mbrapa kokës me bërryla të hapura. Pa lëvizur krahët tuaj, ngadalë rrotulloni trupin juaj alternuar në të djathtë dhe në të majtë. Sigurohuni që e keni shpinën të pozicionuar mirë, dhe mos lëvizni legenin tuaj.

5-Duart.

Masazhoni duart tuaja me njëra-tjetrën. Provojeni këtë ushtrim gjithë kohën që mundeni, disa herë në ditë: është shumë e dobishme për të luftuar tensionet e dorës dhe krahut.


TË NGJASHME