HomeUdhëtime

5 vendet më të çuditshme në botë/ Pse duhet t’i vizitoni në 2020?

Nëse po pyesni se nga ku do të filloni ta eksploroni këtë botë të madhe dhe të bukur, janë zgjedhur këto 5 vende që do t’iu lenë pa fjalë.

Këto vende janë misterioze, magjepsëse dhe të pazakonta në të gjitha mënyrat e mundshme. Një fotografi vlen sa një mijë fjalë dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ne po krijojmë këto galeri me vende të bukura, t’iu frymëzojmë që të vizitoni një ditë destinacionin që ju tërheq më shumë.

1.Die Rakotzbruck, Gjermani

E njohur ndryshe si Ura e Djallit, Die Rakotzbruck është një urë në Gjermani e famshme për arkitekturën e saj të përsosur. Së bashku me reflektimin e saj ajo duket e mrekullueshme.

2.Mali Huashan, Kinë

Mali Huashan mund të mos jetë mali më spektakolar në botë, por është Plank Walk, rruga më e rrezikshme drejt shtëpisë së çajit në Kinë.

3.Liqeni Retba, Senegal

A keni menduar ndonjëherë të notoni në ujë rozë. Epo gjithçka do t’iu realizohet nëse shëtisni këtë vend dhe pse ai është në ngjyrë rozë është e sigurtë që ju mund të notoni aty, kështu që mos harroni rrobat e banjës.

4.Salar de Uyuni, Bolivia

Ky liqen i madh parahistorik Bolivian shndërrohet në pasqyrën më të madhe natyrore në botë, ku një shtresë e hollë uji mbulon pjesën e poshtme të saj shkëmbore. Vetë liqeni është zhdukur prej kohësh dhe ajo që shihni është formimi i bukur i kripës që ka mbetur prej tij. Salar de Uyun është gjithashtu shtëpi për flamingot rozë.

5. Rrjedhja e gjakut, Antarktidë

Antarktida mund të quhet si shtëpia e shumë çudirave, por rrallëherë kemi dëgjuar për Rrjedhjen e Gjakut të mërzitur! Kjo është sasia e hekurit ose ndryshkut të kuq të hekurit që rrjedh bashkë me ujin duke krijuar këtë pamje të çuditshme.


TË NGJASHME