HomeShowbiz

5 vite martesë, Kim Kardashian dedikim prekës bashkëshortit

Në pak ditë çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West do të festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre. Por duket se personazhi i njohur televiziv ka dashur t’i dedikojë disa fjalë këngëtarit të njohur, edhe pse më herët nga data e tyre e martesës.

Kim ka publikuar një foto të dasmës së tyre 5 vjet më parë, bashkangjitur së cilës shkruan: “5 vjet dhe 4 fëmijë, jeta nuk mund të ishte më e mirë! Përvjetori po vjen së shpejti.”

Vetëm pak ditë më parë Kim dhe Kanye u bënë prindër për herë të katërt të një vogëlushi me nënë mbartëse. Çifti ka edhe një vajzë dhe një djalë tjetër North 6 vjeçe dhe Saint 3 vjeç.


TË NGJASHME