HomeShowbiz

50 Cent: Do të zgjidhja Tekashin si djalin tim në vend të djalit tim të vërtetë

Është shumë interesante të shkosh në rrjetet sociale dhe të shikosh 50 Cent dhe djali i tij Marquise hedhin fjalë ndaj njëri-tjetrit.

50 u fut live në Instagram dhe u pyet nëse ai foli me Tekashi 6ix9ine të cilit me shaka iu përgjigj: “ai është fëmija i nënës së tij tani”. Por pjesa më e panevojshme ishte kur tha: “Ai është më mirë se Marquise (djali i tij), megjithëse unë do të zgjidhja Tekashin para djalit tim biologjik”

Mesa duket e dashura e tij, Cuban Link, e shtyu atë sepse deklarata nuk ishte vetëm e ashpër, por ishte e paarsyeshme.

Marquise lexoi komentet dhe si babai si i biri, ai postoi një video në mediat sociale dhe u përgjigj. “Mos ndoshta ai tha se donte të kishte si djalë një miush si Tekashi ?” e pyeti në kamerë, e cila është një pyetje që shumë njerëz kishin në kokë kur 50 Cent tha ato fjalë. “Oh jo, nuk dua asnjë pjesë të këtij djathi këtu”.

Ai e përfundoi videon me një sharje duke recituar njërën nga rreshtat e preferuara të reperit nga Brooklyn: “STOOPID!” (idiot)

Shpresojmë, që ata të bashkohen një ditë, sepse ata janë si binjakë dhe askush nuk fiton kur familja grindet.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME