Lajme Lifestyle Teknologji

50-të vjet internet, ja mesazhi i parë

Ajo që ne sot quajmë ‘internet’, me fuqinë për të lëvizur zgjedhjet ekonominë dhe trendet, ka fillet në një rrjet të vogël me vetëm katër nyje: në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles; Institutin e Kërkimeve Stanford; UC Santa Barbara; dhe Universiteti i Utah.

Mesazhi i parë i dërguar mbi atë rrjet, më 29 tetor 1969, ishte vetëm me dy shkronja: LO.

Por ajo që ndodhi me të vërtetë është që programuesi i UCLA, Charley Kline, u ul në një kompjuter SDS Sigma 7 dhe u përpoq të regjistrohej në sistemin pritës të Institutit të Kërkimeve Stanford SDS 940 nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar, e njohur edhe si Arpanet.

Kline po përpiqej të shtypte komandën LOGIN, por sistemi u rrëzua vetëm pas dy shkronjave të para.

Sigurisht që duhej të kalonin disa dekada të tjera përpara se bota në internet të gjente ndonjë aplikim komercial.

Gjërat evoluan gjatë viteve ’80 me shërbime komerciale si CompuServe, Prodigy dhe në fund AOL, duke na çuar në vitet ’90 dhe shfryztëzimin komercial nga publiku.

Mesi i viteve ’90 panë ardhjen e world wide web (www) dhe e-mail u bë protokolli mbizotëruese në internet. Që nga atëherë, interneti ka përfshirë gati çdo aspekt të jetëve tona.

Related posts

“Sekreti” lumturisë, gjithçka fshihet pas buzëqeshjes

Gri

Sot Samiti i Brdo-Brijunit, kush do marrin pjesë

Xhensila Gotanews

Trump: Së shpejti mund të shpall emergjencë për sigurinë kufitare

Mila
Na Kontaktoni!