HomeSociale

500 mijë karta identiteti që skaduan vjet janë ende në qarkullim

Aplikimi për një kartë të re identiteti zgjat për pak minuta dhe çdokujt që i ka skaduar ky dokument vitin e kaluar, mund të aplikojë në zyrat e ALEAT, siç kanë vepruar 1 milionë shqiptarë.

“Është ende një shifër goxha e konsiderueshme, rreth 450-500 mijë shqiptarë që ende nuk i kanë rinovuar ato, edhe pse kanë një dokument të skaduar tashmë”, tha Bledar Doracaj, drejtor i Gjendjes Civile.

Përpos kartave të identitetit, vitin e kaluar kanë skaduar edhe 600 mijë pasaporta biometrike, ku thuajse gjysma e tyre janë rinovuar tashmë.

Një qytetar që paraqitet në zyrat e reja, duhet të ketë me vete kuponin e marrë nga Posta Shqiptare, që për kartën e identitetit kushton 1500 lekë dhe për pasaportën 7500.

Në rastin e procedurave të përshpejtuara, tarifat janë më të larta. Pasi plotësohet formulari vendosen shenjat e gishtërinjve dhe hidhet firma digjitale, për t’u përmbyllur me fotografi. 


TË NGJASHME