HomeTeknologji

500 milion dollarë Samungu sapo ia dha Apple si dëmshperblim

Kompania gjigande e telefonave Samsung do i paguajë kompanisë tjetër rivale Apple 539 milion dollarë si dëmshpërblim pasi rezulton se Samsung ka kopjuar shumë karakteristika të Iphone-it origjinal në dizajn, pro edhe në risitë vit pas viti. Gjoba ndaj Samsung vjen pas një beteje të gjatë ligjore mes tyre, pasi çështja daton që në vitin 2011.

Një grup prej më shumë se 100 dizenjuesish kanë mbështetur Apple duke thënë se Samsung duhet të paguajë një gjobë për shkak të kopjimit që i ka bërë kompania iPhone-it të fundit. Apple e kanë mbështetur edhe mjaft emra të famshëm të modës si Calvin Klein dhe Alexander Wang.

Në atë kohë, zyrtarë të Apple thanë se Samsungu me seli në Korenë e Jugut kishin shkelur rregulloret e patentave dhe një vit me vonë Apple fitoi rastin me 1.05 miliardë dollarë si gjobë. Që nga ajo kohë problemet nuk patën të sosur deri së fundmi ku shifra kapi 530 milion.

Nuk është e para herë që Samsung paguan një gjobë kundrejt Apple nën të njëjtën akuzë : kopjimi i teknologjisë dhe stilit të iPhone.

Dhe sigurisht që vendimi nuk i ka pëlqyer askujt nga Samsungu, e ndërsa nga Apple u shprehën të kënaqur. Sipas mediave, kjo luftë nuk ishte më shumë për para sesa për emër, reputacion dhe garë se kush sundon botën/tiranapost.al


TË NGJASHME