HomeShowbiz

“504 faqe dhe mbi 1000 foto”, Rihanna njofton publikimin e librit autobiografik

Rihanna siç njihet ndryshe dhe si ylli botëror, së shpejti do ta publikojë librin autobiografik të titulluar “Rihanna”.

Mësohet se libri i cili tregon jetën e artistes, do të publikohet nga Phaidon dhe ka 504 faqe me mbi 1 mijë foto.

“Jam shumë e entuziazmuar të ndajë me ju koleksionin e imazheve të mahnitshme. Jam shumë falënderuese ndaj fotografëve të talentuar dhe artistëve që kontribuan. Punuam në realizimin e librit për 5 vjet dhe jam shumë e lumtur që përfundimisht ta ndajë me secilin“, tha Rihanna në një njoftim shtypi.

31-vjeçarja njoftoi publikimin e librit autobiografik të hënën.

Ajo tregoi se ky libër do të jetë i disponueshëm në botime të ndryshme, me çmime duke filluar nga 150 dollarë për versionin bazik e do të shkojë deri në 100 mijë dollarë për versionet tjera.


TË NGJASHME