HomeLajme

53 miliardë euro, Kanadaja miraton fondin e emergjencës

Rreth 53 miliardë euro, është shifra që parlamenti kanadez ka vendosur të japë në ndihmë të personave që janë prekur nga ndikimet ekonomike për shkak të koronavirusit.

Parlamenti që ishte mbyllur për plot 12 ditë, u mblodh në orët e para të mëngjesit me orën lokale, për të zhvilluar një mbledhje emergjente.

Trudeau mbrojti projekt-legjislacionin që e çoi në votim, duke u thënë gazetarëve se pandemia kërkonte “fleksibilitet ekstrem” nga qeveria për të adresuar me lehtësi një virus që vazhdon të përhapet shpejt në të gjithë vendin.

Ligji i miratuar me sukses sidoqoftë i jep ministrit të financave Bill Morneau kompetenca të gjera për të shpenzuar para në ndjekjen e një “ngjarjeje të shëndetit publik të shqetësimit kombëtar”, përfshirë prokurimin e furnizimeve mjekësore dhe financimin e programeve të shëndetit publik. Por kompetencat speciale për qeverinë mbarojnë pas gjashtë muajsh.

Projektligji momentalisht po diskutohet për të marrë miratimin e Senatit, të ndjekur nga pëlqimi mbretëror, që parashikohet të merren pa probleme.

Kanadaja ka aktualisht 2,892 raste të konfirmuar me koronavirus dhe 28 të vdekur.


TË NGJASHME