Lajme Lifestyle Shëndeti

Ujë Micellar, efekte magjike për lëkurën

Uji Micellar është një produkt që ka bërë revolucion në rutinën e pastrimit të fytyrës.

Nëse në fillim është përdorur kryesisht nga make-up artist në xhirime, foto sesione apo shfaqje të modës, sepse atyre ju ndihmon që të largojnë shumë shpejtë grimin pa pasur nevojë ta shpërlani fytyrën, sot është bërë pothuajse e domosdoshme për të gjithë ne që të kemi një produkt të tillë, jo vetëm për efikasitetin që ka dhe që është shumë praktik, por edhe për përbërjen tij, delikat dhe i respektueshëm për ekuilibrin e lëkurës tonë.

Por çfarë saktësisht është Uji Micellar?

Është një zgjidhje me burim ujor në të cilin janë të pranishme Micelët(përbërje molekulash), struktura të vogla që kanë një pjesë Hidrofilike dhe një lipofil, të cilët janë të aftë për t’i hequr papastërtitë si p.sh grimin, sebumin, djersitjen etj.

Si përdoret Uji Micellar?

Në mëngjes mund ta përdorni për ta pastruar fytyrën ose në fund të ditës për të hequr grimin. Me vetëm një copë pambuku të lagur në këtë ujë, me një veprim të lehtë dhe pa pasur nevojë për ta fërkuar shumë, ju do të keni rezultate të shkëlqyera: lëkurë e pastruar mirë, e freskët, e ndritshme dhe e hidratuar. Është kozmetikë që vepron në pak sekonda, duke e zëvendësuar kështu pastrimin tradicional të kombinuar me qumështin dhe tonikun.

Kemi akoma më shumë: është pa alkool, uji Micellar nuk e than lëkurën, përkundrazi e hidraton dhe e mbron shtresën Hidrolipidike. Është perfekt për të gjitha llojet e lëkurave, madje edhe ato më të ndjeshme, dhe për zonat më delikate të fytyrës, siq janë sytë dhe buzët.

Related posts

Kriza politike, përfaqësuesi politik i Uashingtonit: T’i hapet rruga dialogut

Xhensila Gotanews

Kurban Bajrami, Ruçi thirrje politikës

Mila

Babë e bir në pranga, si i martonin shqiptarët me rumune dhe bullgare “për letra”

Mila
Na Kontaktoni!