HomeLajmi i Fundit

543 gramë kokainë në banesë, shpallet në kërkim fieraku

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi u kap me 543 gramë kokainë. Në kuadër të operacionit të koduar “The Drug Dealer”, po kërkohet shtetasi me inicialet A. Xh., 47 vjeç, banues në Dërmenas të Fierit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Xh., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 543 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. G., 24 vjeç dhe G. S., 30 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi dyshohet se bashkëpunonin me shtetasin A. Xh., për shitjen e lëndës narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.