HomeLajmi i Fundit

55-vjeçari bie në lumin e Bistricës, polumbarët në kërkim të trupit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin e Bistricës në Sarandë, ku një 55-vjeçar nën efektin e alkolit ka tentuar të kalojë lumin, por ka rënë dhe është mbytur.

Ka qenë djali i tij 15 vjeçar i cili po e shoqëronte, ai që ka dhënë dëshminë në polici. Që prej ditës së djeshme, polumbarët janë në kërkim të 55-vjeçarit me inicialet A.SH.

Njoftimi i policisë:
Më datë 12.05.2019, rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij.