HomeTeknologji

6 arsye pse ju duhet të blini iPhone 8 dhe jo iPhone XS

Gjashtë arsye pse ja vlen të blini një iPhone 8, i cili doli në treg vitin e kaluar, se sa një iPhone XS.

1.iPhone 8 kushton mbi 400 dollarë më pak se iPhone XS. iPhone 8 kushton rreth 600$ (në tregjet amerikane) për versionin 64 GB, dhe 749$ për versionin 256 GB. Ndërsa iPhone XS fillon nga 999$ dhe vazhdon deri në 1.349$
2.iPhone 8 është më i lehtë dhe më i hollë se iPhone XS.
3.iPhone 8 është rezistent ndaj ujit, dhe ka karikimin wireless, sikurse dhe iPhone XS.
4.iPhone 8 ka butonin kryesor Home Button që simbolizon iPhonat, që do të thotë se ky smartfon ka skanerin e gishtit, me të cilin mund të hapni telefonin tuaj.
5.iPhone 8 ka një kamer të avancuar që është pothuajse aq e mirë sa ajo e iPhone XS.
6.iPhone 8 do të ketë iOS 12, sistemin e ri operativ të Apple që do vijë dhe me iPhone XS.


TË NGJASHME