HomeModa

6 këshilla makeup-i për t’i bërë dhëmbët tuaj të duken të bardhë

Pavarësisht se sa përpiqemi të kujdesemi për dhëmbët, ushqimi, kafeja dhe kalimi i kohës shkakton prishjen e dhëmbëve! Dhëmbët bëhen të verdhë edhe me kalimin e moshës.

Atëherë, si arrijnë të famshmit të kenë dhëmbë të bardhë në mënyrë të përsosur gjatë gjithë kohës?

Shumë prej tyre mund të kalojnë orë të tëra te dentisti, por ka edhe të tjerë që përdorin disa truke të thjeshta grimi dhe rezultatet janë mjaft të mahnitshme.

Ne ju japim 6 këshilla që mund të ndiqni kur vendosni makeup, për t’i bërë dhëmbët tuaj të duken si perla të bardha, pa qenë e nevojshme t’i zbardhni ato.

1.Lyeni buzët me nuancat e ngjyrës nude, duke përdorur edhe pak shkëlqyes.

Nëse dëshironi që dhëmbët tuaj të dalin në pah dhe të duken më të bardhë, përdorimi i një linje buzëkuqësh me nuanca nude është një ide e përkryer. Buzët tuaja do të duken më e plota dhe buzëqeshja juaj do të jetë shumë më e ndritshme.

2. Vendos highlighter

Highlighter do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah disa tipare të fytyrës suaj. Dhe sigurisht edhe buzëqeshjen tuaj. Disa nga vendet ku duhet ta aplikoni janë: në kockën mbi mollëzat, në majën e hundës dhe në harkun tuaj të Kupidit. Nëse doni t’i bëni sytë tuaj të duken pak më të mëdhenj, mund të vendosni një sasi të vogël të highlighter-it në cepat e brendshme të syve.

3. Përdorni bronzer

Ju ndoshta tashmë e dini që pluhuri bronzues ose bronzuesi mund t’ju ndihmojnë t’i japë një efekt lëkurës si “të puthur nga dielli”. Por nuk është e njohur që kjo gjithashtu mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Shikoni për një bronz mat, në mënyrë që lëkura juaj të dalë në pah dhe të ketë më shumë kontrast me ngjyrën e dhëmbëve tuaj. Funksionon më mirë kur e vendosni në mollëza, ose në majën e hundës edhe si theksues.

4. Fokusohuni tek sytë tuaj

Vendosja e duhur e make-up-it në sy është çelësi për të larguar vëmendjen nga dhëmbët tuaj dhe për t’i bërë njerëzit të përqendrohen në sytë tuaj në vend të gojës tuaj. Disa nga gjërat e domosdoshme për t’i nxjerrë në pah janë peneli i zi dhe vetullat e errëta. Sa për rimelët, shkoni me nuancat blu, pasi do të krijojnë më shumë kontrast me dhëmbët tuaj dhe do t’i bëjnë sytë të dallohen. Shmangni ngjyrat me bazë portokalli sepse ato mund t’i bëjnë dhëmbët tuaj të duken më të verdhë.

5.Vendos buzëkuq blu

Kjo është një këshillë që artisti i grimit të Beyoncé, Sir John, ka përdorur për një kohë të gjatë për t’i bërë të famshmit të kenë dhëmbë sa më të bardha. Për të, çelësi i një buzëqeshje vezulluese është zgjedhja e buzëkuqëve me nuanca blu ose në hije të ftohta. Nëse jeni të guximshëm, mund të përdorni vjollcën. Nëse preferoni një opsion klasik, atëherë zgjidhni një të kuqe në vishnje me një bazë blu ose një ngjyrë nude më të errët. Të gjitha këto nuanca do të bien në kontrast me dhëmbët tuaj dhe do i bëjnë ato të duken shumë më të bardha. Ashtu si me hijet e syve, shmangni buzëkuqët portokalli ose ngjyrë bakri, sepse ato do të bëjnë që smalti i dhëmbëve të ketë një ton të verdhë.

6. Vendos sa më shumë shkëlqyes

Shkëlqimi i buzëve është mjeti perfekt për t’i bërë buzët tuaja të duken më e ndritshme dhe më të plota. Dhe sigurisht, për t’i bërë dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Para se ta aplikoni, është e rëndësishme që të lagni mirë buzët me një balsam. Pasi ta bëni këtë, vendosni një buzëkuq me nuanca toke dhe, në fund vendosni shumë shkëlqim, veçanërisht rreth mesit të buzëve tuaja. Duke bërë këtë, jo vetëm që buzët tuaja do të duken më të bukura por edhe dhëmbët tuaj do të dalin në pah.


TË NGJASHME