HomePsikologji

6 rregulla të arta se si të punoni më mirë nga shtëpia

Është  e rëndësishme të gjeni kufijtë midis punës dhe jetës në shtëpi, duke krijuar një rutinë të mirë për t ju mbajtur të motivuar.

Më shumë se kurrë më parë, në këtë periudhë njerëzit janë duke punuar nga shtëpia.Disa prej nesh jantë të lumtur për vendimin e marrë,e ndërsa për disa të tjerë është sfidë të punojnë nga shtëpia , pasi nuk janë mësuar ende.

Të punosh nga shtëpia ka problemet e veta, dhe një prej tyre, i cili eshte edhe më kryesori, është shpërqëndrimi nga ambjenti rrethues.Vështirësitë e tjera përfshijnë gjetejen e disiplinës për tu ulur për të punuar, disa meren ende me idenë e të mos qenit në gjendje e të “larguarit nga zyra”, dhe mungesa e ndërveprimit njerëzor.

Nga ana tjetër janë punët e shtëpisë, ai grumbull me enë në lavaman nuk do të lahet vetë, të dalësh në ballkon për tu qetësuar duke pirë një filxhan çaj, apo të shohësh dhe një episod tjetër të serialit që ke nisur etj…janë fajtorët kryesorë të shpërqëndrimit.

Së pari duhet të vetëdijësoheni për të gjitha gjërat që ju shpërqëndrojnë, dhe të gjeni mënyrën për tu përqendruar.

1. Gjeni një hapsirë në shtëpinë tuaj ku mund të punoni

Mund të jetë një zyrë e veçantë ose një tavolinë e vogël për punën tuaj, sigurohuni që kjo zonë të jetë vetëm për punë.Do  ta bëjë shumë më të lehtë të lini punën në fund të ditës dhe të mos bezdiseni që ajo të futet në jetën tuaj shtëpiake.Zgjidhni një vend që është pak më i veçuar , nga gjithë gjërat që mund tj u shpërqëndrojnë në shtëpi.

2. Puno me orare të rregullta

Programoni ditën tuaj të punës në të njëjtën mënyrë si të ishit në zyrën tuaj.Sigurohuni që të bëni orët e plota të punës , pavarësisht se sa mund të jenë ato.Planifikoni të nisni dhe të përfundoni punën,sipas orarit që keni ndjekur më parë.Kjo do t tju lejojë të vendosni kufijtë midis punës dhe shtëpisë. Do të jeni më produktivë nëse do të provoni këto “hile”.

3. Kontrolloni punën tuaj me kolegët online

Mund të kontaktosh online gjatë gjithë kohës me kolegët e tu,duke e bërë më të lehtë punën, dhe shkëmbimin e informacioneve të ndryshme për punë, për konfirmimin e pranimit të projekteve të ndryshme, për diskutimin me kolegët tuaj për të kontrolluar një projekt, dhe të qartësoheni se jeni të disponueshëm gjatë gjithë ditës.

4. Bëj një pushim

Merrni disa minuta nga dita juaj dhe pushoni.Jepini kohë vetes për tu rikarikuar, para se të ktheheni sërish në punë, në këtë mënyrë pjesa tjetër e ditës, do të vijë më  e lehtë.Për të patur një mendje të shëndetshme dhe mendime të kthjellëta, pushimet e vogla relaksuese janë të dobishme.

5. Mos pastro

Rezistoni ndaj tundimit për të rreulluar ose për të bërë rikuperime të mëdha në shtëpi, ndërsa jeni duke punuar nga shtëpia. Mbani orarin tuaj të mëparshëm të pastrimit.

6. Teknologjia është miku juaj në këto ditë

Më shumë se kurrë më parë, tani duhet të bëheni miq me teknologjinë.Një kompjuter i mirë, kufje, dhe një shumellojshmëri aplikacionesh për të menaxhuar informacionet, janë “bashkimi që bën fuqinë”, në këto ditë.

M.D / GotaNews


TË NGJASHME