HomeLifestyle

6 sekrete si t’u pëlqesh të gjithëve

Të gjithë themi në momente të caktuara se nuk na intereson se ç`mendojnë të tjerët për ne, ama ka disa njerëz që përbëjnë përjashtim. Mund të jenë miq, shokë, familjarë. Pak rëndësi ka kjo, ama ne duam që ata të na pëlqejnë dhe nuk është e pamundur të arrihet.

Dëgjoji sy e vesh

Nëse dikush po të flet, atëherë kthehu dhe fokusohu totalisht tek ai njeri. Nëse fiksohesh sy e vesh, i tregon interes dhe respekt gjithkujt.

Shiko me vëmendje atë që nuk të kushton vëmendje për t`i treguar që ke interes të të shikojë

Është një çun në një festë që po të duket interesant dhe s`po t`i hedh sytë? Fiksohu tek ai me shikim. Në mos në një moment, në një tjetër do ta ndjejë që po e vështron dhe ja aty do nisë e gjitha.

Kujtohu

Nuk ka asgjë më të mirë se sa një njeri që arrin të kujtojë. Gjatë një bisede mund të përmendësh detaje të shkuara që janë në interes të bisedës dhe me këtë rast do bëhesh edhe vetë më interesant.

Qesh, por jo me tepri

Një buzëqeshje i çel sytë ama duhet ma masë.

Ruaj qetësinë

Mos u fiksoni në një lëvizje frekuente që bashkëbiseduesi bën. Si për shembull, nëse njeriu që ke përballë kap vazhdimisht flokët, ose pulit sytë, mos ia ngul shikimin. Ruaj qetësinë dhe bëj sikur s`po e vë re këtë detaj. Përqëndrohu tek thelbi, tek biseda.

Fol

Që në shkollë na kanë mësuar të mos presim për të folur kur e dimë diçka, apo kur ia vlen që edhe të tjerët ta dëgjojnë. Kështu që hapeni gojën/Alfemminile


TË NGJASHME