HomeSociale

6 testime të dyshuara për koronavirus/ Flet Ministrja Manastirliu

“Ne deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri” kështu u shpreh në një deklaratë për mediat ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirli.
“Shqipëria deri më tani nuk ka rast të konfirmuar me koronavirusin e ri edhe pse në vende fqinjë kemi konfirmime të rasteve të reja, Maqedonia ka një rast të izoluar, kurse Kosova, Mali, i Zi, Serbia, Turqia, ende nuk kanë raste të konfirmuar”.

Ndër të tjera ministrja tha se në vend janë realizuar 42 testime, të cilat kanë rezultuar negative.

“Dje bëmë 6 testime për rastet e dyshuara dhe ato kanë rezultuar negative”.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME