HomeShëndeti

6 truke që çdo adoleshente duhet të dijë për t’u dukur sa më bukur

Shumica e këshillave dhe trukeve që shohim në internet u kushtohen grave nga të 20-at e lart, por edhe adoleshentet kanë nevojë për disa udhëzime se si të duken sa më mirë.

Adoleshentet, për shkak të ndryshme fiziologjike mund të përballen me probleme të ndryshme si puçrrat, aknet dhe probleme të tjera me lëkurën.

Për ato vajza adoleshente të cilat duan të duken bukur në shkollë ose kur dalin me miqtë e familjen, këto këshilla mund t’ju vlejnë shumë.

Skrab fytyre dhe trupi me vajin e pemës së çajit dhe limon. Siç e përmendëm dhe më lart, adoleshentet janë të prirura të kenë  akne jo vetëm në fytyrë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të shkaktojë probleme me vetëbesimin e tyre, por mund të minimizohet nëse bëni pastrimin e duhur. Kombinimi i vajit të pemës së çajit (Tea tree oil) me pak sheqer, mjaltë e limon si dhe sodë buke do të krijonte një skrab që do të eksfolionte lëkurën dhe do të reduktonte prodhimin e tepërt të sebumit.


TË NGJASHME