HomeSport

E bujshme në Superiore, Dinamo pranë rikthimit në elitë

Prej disa ditësh, po qarkullon një lajm se Skënderbeu mund të zbresë një kategori më poshtë dhe në vend të tij po përgatitet ngjitja e një ekip me shumë histori, Dinamos. Federata Shqiptare e Futbollit, po përgatit kalimin e Dinamos në elitën e futbollit shqiptar. Akoma nuk ka diçka zyrtare, megjithatë 18-të herë kampionët e Shqipërisë janë duke lëvizur për të bërë afrime dhe për të forcuar organikën e ekipit.

Në krye të pankinës së Dinamos, mund të kalojë Ilir Daja. 52-vjeçari është një njohje e vjetër e kryeqytetasve, pasi ishte ai që i dha titullin kampion në sezonin 2007-2008-të. Po punohet në fshehtësi të plotë për t’u plotësuar edhe organika. Bëhet me dije që janë kontaktuar futbollistë që kanë kontribuar në Superiore, por ende s’është vendosur asgjë pasi pritet zyrtarizimi i rikthimit të dinamovitëve nga ana e FSHF-së.


TË NGJASHME