HomeSport

Raundi i tretë i Europa League, mposhten ekipet e futbollistëve shqiptarë

U luajtën mbrëmjen e djeshme edhe takimet e raundit të tretë të Europa League. Ndeshjet megjithatë nuk rezultuan pozitive për ekipet ku aktivizohen disa prej futbollistëve shqiptarë. Thuajse të gjitha ekipet e tyre u mposhtën dhe shanset për të kaluar në fazën e radhës, janë zbehur ndjeshëm.

FC Pyunik, ekipi ku aktivizohet Kristi Marku, u mposht nga ëolves me rezultatin 0-4. Mbrojtësi, u aktvizua si titullar gjatë gjithë ndeshjes. Humbje tepër i hidhur edhe për Sherifin e Liridon Latifit dhe Arisin e Migjen Bashës. Të dy futbollistët e Kombëtares u aktivizuan titullarë.

Ndërkohë në ndeshjen e orës 9, FC Shakhtyor Soligorsk i Elis Bakajt, u mposht nga Torino me rezultatin 5-0. Pavarësisht tentativave, sulmuesi shqiptar nuk mundi të linte gjurmë në këtë sfidë. Për sa i përket Azdren Llullakut, ai nuk u preferua nga trajneri, teksa e ndoqi ndeshjen nga stoli.


TË NGJASHME