HomeSociale

65-vjetori i krijimit të Bazës Ajrore të Kuçovës, ja mesazhi nga Xhaçka

Në kuadër të 65-vjetorit të krijimit të Bazës Ajrore të Kuçovës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se sot kjo bazë është aset i Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ajo shprehet krenare për përfshirjen e Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.

Postimi i plotë

Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë.

Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.
Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
#65VjetBazaAjroreKuçovë
Video : Përgatitur pak kohë më parë në bashkëpunim me Komandën Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe (SHAPE), ditën e zyrtarizimit të projektit për Kuçovën.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME