HomeSport

Gati për përballjen me Francën, Kombëtarja udhëton për në Paris

Kombëtarja Shqiptare do të vazhdojë rrugëtimin e saj për kualifikueset e “Euro 2020” dhe ndalesa e radhës, është Franca. Pasi mbyllën përgatitjet në Durrës, ekipi përfaqësues sëbashku me stafin u nisën nga aeroporti i Rinasit rreth orës 11:15 minuta dhe pas 2 orësh udhëtim mbërritën në Paris. Në orën 18:30 ekipi përfaqësues do të zhvilloj seancën e radhës stërvitore ndërsa të premten në orën 19:00 trajneri Edi Reja do të dalë përpara mediave në konferencën zyrtare.

Stërvitjen e fundit ekipi kuqezi do ta zhvilloj të premten në orën 19:30. Atmosfera në stadiumin “Stade de France” ku do të zhvillohet ndeshja Francë-Shqipëri, në orën 20:45, pritet të jetë elektrizuese teksa janë shitur mbi 70 mijë bileta.


TË NGJASHME