HomePsikologji

7 arsye përse duhet të shkoni në punë me biçiklet

Të gjithë e dinë që makinat ndotin mjedisin, krijojnë bllokime në rrugë dhe janë shkaku kryesor i aksidenteve të mëdha rrugore. Biçikleta është një mundësi më e mirë, për arsye të ndryshme. Nëse nuk jeni të sigurt për faktin se a duhet të shkoni në punë me biçikletë, këtu janë shtatë arsye që do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim.

1. Më pak shpenzime
Sa shpenzoni për karburant çdo vit për të shkuar në punë? Nëse i hidhni një sy faturave tuaja, me siguri do të tmerroheshit. Biçikletat, nga ana tjetër, nuk kushtojnë aspak. Ju mund të blini një model krejtësisht të mirë për 100 mij lek të vjetra, dhe kërkon vetëm mirëmbajtje minimale. Duke shkuar për 1 vit me biçiklet në punë, ju mund të kurseni një “pasuri të vogël”.

How Much Can I Save By Biking To Work?

2. Ju bën mirë për fizikun
Si fizikisht ashtu edhe mendërisht, biçikleta është fantastike për shëndetin tuaj. Ajo sjellë efekte zvogëluese të stresit dhe mund t’ju bëjë ju të lumtur, të punoni dhe të ndjeheni më produktiv në zyrë.

7 gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e parë në zyrë ...

3. Eshtë e mirë për mjedisin
Ne të gjithë e dimë se makinat janë një nga burimet më të mëdha të ndotjes. Planeti po shkon drejt një katastrofe mjedisore dhe duke perdorur bicikletën, secili nga ne do te prodhoje me pak ndotje per mjedisin. Biçikleta është një nga mënyrat më të gjelbra të transportit, kështu që ju mund të filloni ditën tuaj të punës duke u ndjerë më pak fajtor.

Environmental and Health Reasons to Start Riding Your Bicycle More ...

4. I shpetoni trafikut
Nuk ka gjë më të keqe se sa të gjendesh mes një trafiku ndërkohë që jeni duke shkaur në pun. Me një biçikletë, ju lehtë mund të shmangni linjën e makinave dhe të shkoni në punë në orarin e duhur. Zgjidhni rrugët më pak të ngarkuara në vend të rrugëve të ngjeshura.

Si mund ta ndryshojë biçikleta qytetin? – ecovolis

5. Ska strese parkimi
Në qoftë se vendi juaj i punës nuk ka caktuar pika parkimi, është gjithmonë e pamundur të gjesh një vend për të lënë makinën tuaj në një qytet të dyndur. Gjithmonë do ju duhet të parkoni milje larg ose të paguani një shumë lekësh për një ditë të plotë parkimi. Për fat të mirë, një biçikletë nuk e paraqet këtë problem pasi mund ta mbyllni kudo që ju pëlqen.

Free Images : vintage, retro, old, urban, green, city life ...

6. Siguria juaj
Edhe pse aksidentet me biçikleta janë të shumta, nëse njerit do të kalonin nga makina në biçikletë, atëherë numri i aksidenteve do të ulej.

Getting more people on bikes - AT / Love to Ride - Bike Auckland

7. Është më e këndshme
Ka një arsye që fëmijët pëlqejnë të hipin në biçikletat e tyre aq shumë: sepse është kënaqësi! Ecja nëpër rrugë me biçikletë ju lejon të eksploroni mjedisin tuaj me liri të plotë, të zhytur në rrethinën tuaj me erën në flokët tuaj. Gjëja e shkëlqyeshme për biçikleta është se nuk kufizoheni vetëm në rrugë. Ju mund të eksploroni çdo park ose rrugicë që dëshironi.

People For Bikes: If I Ride - YouTube

TË NGJASHME