HomeUdhëtime

7 destinacione të mahnitëshme që mund të vizitoni pas verës

Nëse jeni duke kaluar disa pushime verore të paharrueshme normalisht që një ditë vera do të mbarojë duke ja lënë kështu vendin vjeshtës e më pas, vjeshta dimrit. Dimri është një kohë e ftohtë e vitit.

Kur dëbora fillon të bjerë dhe era e ftohtë fillon të fryjë, thjesht doni të qëndroni në shtëpi dhe të mbështilleni veten në batanije, apo jo? Jo! Ju do të dëshironit të dilni dhe të shfrytëzonit sa më shumë nga destinacionet e mrekullive të dimrit si afër dhe larg. Por me kaq shumë alternativa për të zgjedhur, ku duhet të shkoni? Mos kini merak. Ne po ju sygjerojmë vendet më të mira në botë për të bërë pushime dimërore ideale. Shikoni këto 7 vende mahnitëse për të kaluar pushimet tuaja dimërore.

Lviv, Ukraine
Lviv në Ukrainën perëndimore ka gjithçka që ju mund të keni nevojë: rrugët me kalldrëm, shtëpi komode, opera, ushqim i mahnitshëm (dhe i lirë!). Një miksim eklektik i arkitekturës i ndikuar nga Perandoria Hapsburge, Mbretëria Polake dhe … Nikita Krushchev. Në dimër, qendra e qytetit shndërrohet në një parajsë të vërtetë të Krishtlindjeve, me stendat prej druri që ofrojnë mish të pjekur, biskota, verë të nxehtë.

 9 Amazing Destinations You’ll Want to Visit in the Winter | Brain Berries

Parku Kombëtar Banff, Alberta, Kanada
Nëse në tërë jetën tuaj vizitoni vetëm një park kombëtar, mund të bëni një udhëtimin në Parkun Kombëtar të Banff, Kanada. Mund të bëni një shëtitje, peshkim në akull dhe të merrni pjesë në të gjitha sportet tuaja të preferuara të dimrit.

 9 Amazing Destinations You’ll Want to Visit in the Winter #2 | Brain Berries

Harbin, Kinë
Nga marsi deri në dhjetor, Harbin është një qytet i thjeshtë kinez. Por në janar dhe shkurt, ai shndërrohet në një botë magjike të akullit. Vizitorët mund të eksplorojnë kështjellat e bëra nga akulli dhe madje të zbresin me një rrëshqitje në akull.

 9 Amazing Destinations You’ll Want to Visit in the Winter #3 | Brain Berries

Dolomitët, Itali
Dëshironi të pushoni por nuk mund të përballoni vendpushimet e skive në Zvicër dhe Francë? Dolomitet, që përfshijnë të tre qytetet italiane të Cortina, San Cassiano dhe Bolzano, ofrojnë një alternative të përsosur. Sigurisht, nëse ndodh që të fitoni llotarinë, mund të shikoni San Lorenzo Mountain Lodge. Kjo ish shtëpizë gjuetie është ndërtuar në vitet 1500.

 9 Amazing Destinations You’ll Want to Visit in the Winter #4 | Brain Berries

Liqeni Bled, Slloveni
Rrethuar nga pyjet dhe malet, Liqeni Bled, i vendosur në Slloveninë veriperëndimore, është një vend i mrekullueshëm për tu vizituar në çdo kohë të vitit, por është veçanërisht i bukur në dimër kur zona është e mbuluar me dëborë. Kur liqeni ngrin, formohet një pasqyrim i mahnitshëm i Alpeve Julian në distancë. Sa i përket gjërave për të bërë, Bled Island gjeni një kishë të shekullit të 17-të, e njohur si Pranimi i Marisë, si dhe Kalaja mesjetare Bled, e cila shërben si muze. Ju gjithashtu mund të endeni pranë grykës së Vintgar, ku do të gjeni shpella, ujëvara të ngrira dhe pishina.

 9 Amazing Destinations You’ll Want to Visit in the Winter #5 | Brain Berries

Kirkjufell, Islandë
Nëse keni parë ndonjëherë fotografi të Islandës në media sociale, shanset janë të keni parë këtë mal. Ky është një tjetër destinacion që duket mbresëlënës gjatë gjithë vitit, por bëhet skenë nga një përrallë kur vizitohet gjatë dimrit. Fshati afër Grundarfjörður (popullata 872) ofron akomodim për të qëndruar dhe për të ngrënë gjithashtu.

 9 Amazing Destinations You’ll Want to Visit in the Winter #6 | Brain Berries

Matanuska Glacier, Alaska
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të prekni një akullnajë, mund ta vendosni Glanierin Matanuska në listën tuaja. E vendosur disa orë larg nga Anchorage dhe e arritshme me autostradë, ka shumë zona ku mund të bë foto për Instagram ose kudo në rrjetet sociale.

 9 Amazing Destinations You’ll Want to Visit in the Winter #8 | Brain Berries


TË NGJASHME