HomeTeknologji

7 gabimet që bëjmë të gjithë në instagram

Instagram-i, një nga rrjetet sociale me rritjen më të shpejtë, është bërë një platformë e rëndësishme për individët dhe bizneset që kërkojnë të njihen ndërkombëtarisht duke tërhequr vëmendjen përmes
Ja se cilat janë ato gabime që po ju kushtojnë të humbni ndjekësit.

1.Llogaria private
Nëse e bëni llogarinë tuaj private, folloëersat tanë do të ndalojnë së na ndjekuri duke rënë ndjeshëm numri i tyre . Kur përdoruesit të shohin një ikonë privatësie do të largohen. Sigurohuni që profili i juaj apo I biznesit tuaj të mos jetë privat.

2.Postimi i së njëjtës gjë.
Nëse ne vazhdojmë të shpërndajmë të njëjtën përmbajtje ndjekësit tanë do të ndalojnë se na pëlqyeri pasi kjo do të jetë diçka shumë monotone dhe e mërzitshme në sytë e tyre. Prandaj duhet të postojmë foto me sa më shumë variacion.

3.Postimi në hark kohor të shkurtër.
Nëse postoni shumë foto në “Instagram” brenda një harku kohor të shkurtër, kjo është mënyra më e lehtë për të humbur ndjekësit. Ata do ta shpërfillin postimin tuaj, ndaj është mirë të mos postojmë në distance kohore të shkurtra.

4.Të mos kthesh komente.
Për të krijuar lidhje me të fortë me ndjekësit tuaj atëherë duhet medoemos tu kthesh përgjigje nëpër komentet e bëra për ju. Nëse shpërfillni komentet e tyre, kjo do të thotë se nuk e vlerësoni lidhjen me ta dhe kështu do të përfundoni me pak persona që interesohen për llogarinë tuaj.

5.Mospërdorimi i hashtagut.
Nëse nuk përdorni hashtagët në “Instagram” kjo do të thotë se po humbisni mundësinë që të zbuloni fansa të rinj. Me gjasa do të dëgjoni t’ju thonë që të mos përdorni shumë hashtage, sepse postimet do të ngjajnë si të pavërteta.

6.Mospostimi i videove.
“Instagram” ju jep 15 sekonda të famës të cilat mund t’i përdorni për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e të tjerëve në llogarinë tuaj. Se sa do ta pëlqejnë të tjerët videon tuaj, kjo do të varet nga mënyra se sa mirë e keni krijuar përmbajtjen.

7.Mungesa e fotos së profilit.
Përdoruesve nuk u pëlqen të ndjekin një llogari “Instagram”-i, ku nuk mund të shohin njeriun apo markën që e menaxhon atë. Gjëja e parë që duhet të bëni për të pasur një llogari të suksesshme “Instagram”-i është të gjeni foton e duhur të profilit


TË NGJASHME