HomeShëndeti

7 gjëra që njerëzit e organizuar bëjnë para gjumit

Do ju tregojmë disa gjëra që njerëzit e organizuar bëjnë përpara se të flenë, për të patur një ditë të mbarë nesër.

1. Rregullojnë dhomat

Big wardrobe with different clothes for dressing room

Një person i organizuar, para gjumit, rregullon shtëpinë. Duhet vetëm disa minuta për të pastruar shtëpinë nga rrëmujat, por nëse e lini për në mëngjes, ata minuta që do shpenzoni në rregullimin e shtëpisë, do ju bëjnë vonë për punët që keni gjatë ditës. Prandaj, ju sugjerome të rregulloni shtëpinë, çdo natë para se të flini.

2. Përgatisin kafen

Nëse e pini kafen në mëngjes, përgatiteni atë në darkë. Ekspresi i ka vetë funksionet që ta lërë kafen gati për mëngjes, të ngrohtë. Nëse nuk e përgatisni në darkë, ose do mbeteni pa kafe, ose vonë.

3. Ngarkoni me bateri pajisjet

Çdo natë para gjumit, vendosni pajisjet në prizë, për t’i ngarkuar me bateri. Duke pasur telefonin me bateri, ju do ndiheni më të qetë dhe nuk do shqetësoheni se po ju fiket celulari.

4. Bëjnë gati listën e gjërave që duhen bërë

Të përgatisësh një listë të gjërave që duhen bërë, është një taktikë e njerëzve të organizuar. Në këtë mënyrë ju do arrini të koordinoheni dhe të keni mundësi për t’i mbaruar të gjithë punët.

5. Ndajnë rrobat që do veshin ditën tjetër

Para se të flenë gjumë, njerëzit e organizuar, i ndajnë rrobat që do veshin ditën tjetër. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë që ju të mos nxitoni në mëngjes dhe të mos dini se çfarë të vishni.

6. Bëjnë dush

Jo vetëm do pastroheni nga zhuli i ditës, por dushi edhe të qetëson mendjen dhe trupin. Dushi i darkës është një mënyrë për të larë trupin nga gjithçka ke marrë gjatë ditës, por dhe në mëngjes kur të zgjoheni të larë, do i kurseni vetes më shumë kohë.

7. Meditimi

Çelësi i një njeriu të suksesshëm dhe të organizuar, është meditimi. Praktika e frymëmarrjes është një mënyrë çliruese nga streset dhe relaksuese.


TË NGJASHME