HomeLajme

7 gjëra që njerëzit që janë të mirë me menaxhimin e parave nuk do t’i bënin kurrë

Ju nuk duhet të jeni të pasur për të qenë të mirë në shpenzimin e parave.

Të jesh mirë me paratë, ka të bëjë me zakonet, jo me të ardhurat. Njerëzit të cilët janë të mirë me paratë, gjithmonë kërkojnë një mënyrë për të jetuar brenda mundësive të tyre dhe shpenzojnë më pak sesa duhet. Ne mblodhëm këshilla dhe preferenca të shpenzimeve nga ekspertë dhe njerëz që kanë realizuar gjëra të jashtëzakonshme, si pagimi i hipotekës apo si disa të tjerë që kanë vendosur 100,000 dollarë në kursime. Ekzistojnë disa blerje, të cilat një person që edhe psë mund të jetë mirë ekonomikisht nuk do t’i blejë kurrë. Le t’i shohim sëbashku se cilat janë këto 7 gjëra:

1- Ata nuk do të blejnë makina të reja

“Një person që mund të ket qindra mijëra osë miliona në bankë, do të vazhdojë të ngasë të njëjtën makinë për 5 apo 10 vjet”, thotë eksperti i financave personale dhe autori Lynnette Khalfani -Cox. Një makinë e re humbet 10% të vlerës së saj në muajin e parë dhe 20% të vlerës së saj në vitin e parë, raporton kontribuesi i “Business Insider” Steven John. Dikush që është i mirë në menaxhimin e parave, nuk do të dëshirojë të marrë përsipër atë lloj humbjeje. Ata që janë të mirë me paratë e dinë që vlera më e mirë vjen nga blerja e përdorur dhe se duke mbajtur të njëjtën makinë për një kohë ata mund të kursejnë shumë.

2- Dhe ata nuk po marrin me qira vazhdimisht një makinë të re

Kur bëhet fjalë për dhënien me qira, Khalfani-Cox thotë se dikush që është i mirë me paratë, ka shumë mundësi  mos ta dëgjojë fare. “Ata nuk do të thonë:” Oh, më lër ta marr me qira këtë makinë prej $ 50,000, dhe pastaj vitin e ardhshëm të marr me qira një tjetër, ” thotë ajo. Qiratë do të përfshijnë akoma më shumë pagesa dhe megjithëse pagesat mund të jenë të ulëta, relativisht nuk mund ta zotëroni kurrë makinën, vetëm nëse nuk e keni marrë me qira. Megjithëse qiraja mund të duket si një mënyrë për të shmangur borxhin në një afat të shkurtër, ata që janë të mirë me paratë, do ta shohin atë në një tjetër këndvështrim. “Nëse jeni të motivuar nga kostoja më e ulët afatgjatë, blerja dhe mbajtja e automjeteve tuaja do të ketë më shumë kuptim financiar,” tha Alain Nana-Sinkam, nënkryetari i nismave strategjike në “TrueCar”. Ata që janë mirë me menaxhimin e parave nuk do ta preferonin mënyrën e marrjes me qira të një makine.

3- Ata nuk do të blejnë shtëpi që nuk mund t’i përballojnë

Ata që janë mirë me paratë nuk po kërkojnë të shpenzojnë më shumë sesa mund të përballojnë për një shtëpi dhe pse ata e dinë që kjo është mundësia më e mirë për të pasur një pronë të pantundshme nën menaxhimin e vet. Kontribuesi i “Business Insider”, Holly Johnson, arriti ta blejë një shtëpi vetëm në moshën 40-vjeçare. Udhëtimet e shumta dhe shpenzimet e mëdha u bënë gjithmonë një “pengesë”, për blerjen e një shtëpie të madhe. Ajo dhe burri i saj blenë një shtëpi të vogël dhe vendosën të shfrytëzojnë pensionin e parakohshëm dhe të jetonin pa hipotekë. Johnson shkroi se shpesh ishte këshilluar të hiqte dorë nga ky stil jetese dhe të blinte një shtëpi të madhe. Mirëpo ajo kurrë nuk e mori parasysh këtë këshillë. Ajo vendosi të investojë në përvoja dhe në fund arriti të ketë një shtëpi për vete dhe një pension të parakohshëm. Nëse ajo dhe bashkëshorti do të kishin inestuar në një shtëpi të madhe sot ata nuk do të kishin mundësi të përballonin jetesën apo të përfitonin pensionin e parakohshëm.

4- Ata nuk blejnë gjëra me kredi

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një blerje prej 2,000 dollarësh ose një blerje prej 20 dollarësh, ata që janë të mirë me menaxhimin e parave, nuk do të paguajnë interes për blerjet e tyre. Mbajtja e një ekuilibri në kartën tuaj të kreditit është një nga problemet kryesore në menaxhimin e parave. Shkrimtarja e “Business Insider”, Elizabeth Aldrich mori një borxh prej $ 10,000 në të 20-at e saj. Por, që nga ajo kohë, ajo ka mësuar nga e kaluara e saj dhe është bërë e mirë në menaxhimin e parave, duke i paguar të gjitha këto për tre vjet dhe duke ndërtuar një fond për urgjenca, me një shifër rreth 20,000 dollarë në gjashtë muaj. Ndërsa ajo u kthye edhe njëherë për të riparë gabimetqë bëri me menaxhimin e parave që e detyruan të merrte borxhin, ajo citon mbajtjen e një bilanci të kartave të kreditit si një nga çështjet më të mëdha. “Çdo muaj do të krijoja një bilanc në kartën time të kreditit dhe pastaj do të paguaja atë që munda deri në fund të muajit,” shkroi ajo. Ajo gjithashtu shkroi se ky zakon bëri që ajo të “shpenzojë mijëra dollarë për interesin e kartave të kreditit në moshën 20-vjeçare”. Tani, ajo kurrë nuk harxhon para për të paguar interesat.

5- Ata nuk blejnë gjëra luksoze

Ata që janë mirë me paratë janë “më pak të interesuar për emrat e markave”, thotë Khalfani-Cox. Dhe mesa duket ata që janë të pasur e kanë marrë këtë sugjerim nga personat që janë të mirë me menaxhimin e parave. Siç raporton për “Business Insider’s” Hillary Hoffoëer: “Shfaqja e pasurisë nuk është më mënyra për të nënkuptuar pasurinë. Në SH.B.A. vetëm 1% e personave të pasur kanë shpenzuar shifra të çmenduara për prodhime luksi.” Në vend të sendeve materiale, shumë njerëz të pasur këto ditë po zgjedhin të shpenzojnë për intimitetin, programe fitnesi dhe të investojnë në arsim në vend që të blejnë artikuj luksoze.

6- Cilësia përpara sasisë

Ata që janë të mirë me menaxhimin e parave, as nuk po I mbushin dot dollapët me veshje të markave luksoze, por as nuk vendosin ti mbushin me veshje të lira. Në vend të kësaj, ata do të vendosnin para në sende që do të zgjasin. “Ata janë më shumë të shqetësuar për cilësinë në krahasim me sasinë,” thotë Khalfani-Cox.

7- Ata nuk planifikojnë dasma të mëdha dhe të shtrenjta

Kushdo që ka planifikuar një martesë e di se sa të kushtueshme mund të jenë. Por ata që janë të mirë me paratë nuk planifikojnë të shpenzojnë shumë para për ceremoninë e tyre. Nathan Clarke nga “The Milioner Dojo”, përdori teknika të shumta për të hequr mënjanë 100,000 dollarë kursime në moshën 25 vjeç, dhe ai ka shpresë të bëhet i pavarur financiarisht dhe po ndjek synimet e tij për t’u bërë një milioner. Për të dhe gruan e tij tani, një nga gjërat që e ndihmuan të arrinte 100,000 dollarë në kursime ishte një martesë me kosto të ulët. Ata shpenzuan vetëm 10,000 dollarë në ditën e madhe dhe kursyen në mënyrë fantastike në vend që të shpenzonin mijëra dollar në ceremoninë e dasmës. “Me të vërtetë, gjithçka që kemi paguar ishin dekorimet, ushqimet dhe pak për vendin ku do të zhvillohej gjithçka,” shkroi Clarke. “Unë nuk e kuptoj pse njerëzit mendojnë se duhet të shpenzojnë $ 50.000 në një ceremony martese. Më mirë do të udhëtoja botën për një vit me $ 50.000  sesa t’i shpenzoja ato për një ditë.”


TË NGJASHME