HomePolitikë

7 pikat e marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur marrëvjeshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. 

Gazeta Bota sot mëson se Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:

1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive

3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë

4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës

5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare

6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat.


TË NGJASHME