HomeLajme

7 të arrestuar për 24 orë në Elbasan

pranga

7 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale në Elbasan.

Njoftim/ Elbasan

7 shtetas të arrestuar, ndaluar dhe proceduar, gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Nga Policia Rrugore e Elbasanit vijojnë kontrolle të pandërprera, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .

Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga specliaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 shtetas dhe është ndaluar 1 tjetër, i cili ishte shpallur në kërkim dhe konkretisht:

A. V., 37 vjeç, B. H., 54 vjeç, të dy banues në Godolesh, Elbasan dhe R. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

H. Th., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi në unazën e qytetit Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

V. T., 52 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po ashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagracë shtetasi:
S. H., 53 vjeç, banues në fshatin Stanaj, Belsh, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” shtetasi: B. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një laptop, me të cilin dyshohet se ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME