HomeShëndeti

7 trajtime lëkure që luftojnë rrudhat dhe plakjen

Trajtimet për një lëkurë të bukur dhe të re, funksionojnë vërtetë? Nëse duam të luftojmë shenjat e plakjes, mund të përfitojmë nga një seri kurash, trajtimesh që mund të na ndihmojnë vërtetë për të hequr rrudhat dhe për të pasur një lëkurë të re, të butë, kompakte.

Akupunktura kozmetike
A keni dëgjuar ndonjëherë për akupunkturën kozmetike? Sipas mjekësisë kineze, forca e jetës rrjedh përgjatë meridianëve të fytyrës. Nëse i stimulojmë ato, mund t’i zhbllokojmë duke ftuar lëkurën që të riparohet vetvetiu, duke ndihmuar oksigjenimin e saj dhe mikroqarkullimin.



Mikrodermoabrazion

Me përdorimin e mikrokristaleve, ne mund të shtresojmë sipërfaqen e lëkurës duke hequr qelizat e vdekura dhe gjithashtu duke ulur ënjtjen e shkaktuar nga ngecja e lëngjeve. Për lëkurë më të butë dhe më të ndritshme.



Masazhi
Masazhet e muskujve të fytyrës mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës së fytyrës dhe qafës, kullimin e lëngut limfatik, zvogëlimin e ënjtjes dhe stimulimin e mikroqarkullimit.



Acidi hialuronik
Trajtimet e acidit hialuronik sigurisht që rekomandohen gjithmonë: lëkura jonë e prodhon atë në mënyrë natyrale, por me kalimin e kohës prodhimi zvogëlohet dhe duhet t’i japim një dorë.

Terapi oksigjeni

Me një furçë, ju mund të shpërndani esenca në lëkurë që mund të pastrojnë thellësisht dhe tonifikojnë lëkurën tuaj, duke zvogëluar rrudhat dhe puçrrat.



Radiofrekuencë

Një teknikë pa dhimbje dhe jo tërheqëse që stimulon sistemin limfatik përmes valëve elektromagnetike dhe përmirëson prodhimin e kolagjenit.

Trajtimi i kolagjenit dhe parafinës
Ideale për rinovimin e lëkurës së duarve, përmes një pastrimi dhe aplikimit të një hidratuesi, përpara se të zhysni duart në një enë plot me parafinë. Efekti është fantastik.


TË NGJASHME