HomeLifestyle

7 vendet që duhet të vizitoni para se të martoheni

Jeta në çift mund të jetë argëtuese nëse ke një partner aventurier por megjithatë këto vende mund të shijohen më shumë nëse i vizitoni vetëm. Festa të çmendura dhe eksperinca të paharrueshme të cilat do ju bëjnë të buzëqeshni sa herë t’i kujtoni. Tani le të shikojmë disa vende që i ofrojnë këto gjëra.

7. Berlin, Gjermani
Berlini asnjëherë nuk i ka zhgënjyer vizitorët e tij me restorantët shik, baret dhe clubet e natës.
Për të apasionuarit pas historisë, Berlini ofron shumë vende me pamje të mrekullueshme si Porta Brandenburg, Ishulli i muzeumeve, rrënojat e murit të Berlinit, Kulla Alexanderplatz etj. Berlini hapi dyert për emigrantët nga e gjithë bota dhe kjo gjë bëri që qyteti të merrte një atmosferë miqësore me njerëz nga vende të ndryshme të botës duke ja shtuar akoma më shumë vlerën këtij qyteti të bukur.

6. Seul, Koreja e Jugut
Disa njerëz e kanë përshkruar Seulin si një qytet magnetik që të bën të kërkosh akoma më shumë. Ekspertët kanë vërtetuar se kjo është e saktë pasi Seuli është përfshirë në lista të ndryshme të qyteteve që duhet të vizitohen përpara se të vendosni të bëni një jetë të qetë. Me një vijë horizonti marramendëse, Seuli ka disa nga qiellgërvishtëset më të bukura që mund të shikoni në pjesën juglindore të Azisë. Një nga gjërat më të preferuara që mund të bëni në Seul është të shikoni nga Kulla Veriore e Seulit vijën e horizontit që krijojnë ndërtesat e qytetit, një pamje që ju lë pa mend dhe ju bën që të kërkoni të ktheheni prapë. Sa herë që e vizitoni qytetin ju ndjeni sikur ka akoma shumë për të parë sepse qyteti zhvillohet çdo ditë nga ana teknologjike dhe arkitekturale.

5. Londër, Angli
Qytetet e mëdha si Londra sigurisht që kanë një sharm të veçantë. Nuk ka rëndësi nëse jeni duke udhëtuar me miqtë tuaj ose vetëm, ju fare lehtë mund të humbisni në turmën e njerëzve pa u ndjerë të shqetësuar se ku do të shkoni apo se çfarë duhet të bëni. Ky qytet i Harry Poterit me të vërtetë që ka një copëz magjie në të. Pamja e mrekullueshme që ju shikoni kur jeni tek Syri i Londrës, këmbanat e Big Benit gjithashtu historia dhe kultura në muzeumet e Londrës. Arkitektura e famshme, rrugët e mbushura me njerëz dhe clubet tradicionale do ju japin ju një prezantim të vertetë të Europës moderne.

4. Miami, Florida SHBA
Miami, Florida është një nga ato destinacione që meritojnë të jenë në listën e pushimeve të çdo beqari dhe beqareje. Jeta e lirshme e Miamit është tunduese për çdo person, me plazhe plot me njerëz miqësorë, clube fantastikë dhe restorante që janë vetëm pak hapa larg valëve të oqeanit. Fakti se ju mund të shikoni njerëz të famshëm duke shijuar jetën pa pikë problemi vërteton se Miami është vendi ku ju duhet të jeni. Qyteti ka luks por prapë se prapë mban një atmosferë të qetë.

3. Rio de Janeiro, Brazil
Shtëpia e Karnavaleve të Rios, është një nga qytetet më emocionues që duhet të vizitoni para martesës. Ky destinacion i festave është sigurisht një nga qytetet më të shkëlqyera që duhet të vizitoni nëse po kërkoni për të bërë qejf të rastit. Është i mbushur me bare dhe clube por ka gjithashtu edhe shumë vende kulturore që ju nuk do i harroni kurrë, duke filluar me statujën e famshme të Krishtit, mali Copë-sheqeri dhe plazhi Ipanema. Ju mund ta shikoni se ky qytet brazilian ka kaq shumë për të ofruar përveç festave dhe kërcimeve samba.

2. Ibiza, Spanjë
Nëse doni të bëni festën më të madhe të beqarisë atëhere Ibiza është destinacioni juaj. Mënyra e jetesës në Ibiza është se ju festoni deri kur të dalë dielli dhe ditën tjetër bëni përsëri të njëjtën gjë. Është e njohur në të gjithë Europën si vendi perfekt për të bërë party por Ibiza ofron edhe plazhe të bukura gjithashtu edhe një qytet të vjetër të mbrojtur nga UNESCO që do ju lërë pa fjalë. Clube nate, restorante, plazhe, dyqane, parqe – Ibiza i ka të gjitha.

1.Las Vegas, Nevada SHBA
Las Vegas, qyteti i argëtimeve, qyteti që nuk fle kurrë ose siç njihet ndryshe “Qyteti i mëkateve”. Ky qytet i ndriçuar me neonë në mes të shkretëtirës së Nevadës është vendi i parë që duhet të vizitoni para se të martoheni edhe pse qyteti është i njohur për martesat e çmendura që bëhen atje. Shtëpia e disa nga kazinove më të famshme siç janë Cesar’s Palace, Flamingo dhe Ekskalibur. Las Vegas sigurisht që është për të bërë qejf dhe për t’i lënë të gjitha shqetësimet mënjanë.

TATANI


TË NGJASHME