HomeSport

70 mln euro plus ‘yllin’ e skuadrës, propozimi i çmendur i Real-it për yllin e Serisë A

Real Madrid duket se është gati të hidhet në sulm për mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly.

Sipas El Desmarque, Los Blancos kanë gati një ofertë të çmendur për qendërmbrojtësin e skuadrës së Gennaro Gattuso-s.

Madrilenët, në fakt, janë të gatshëm që gjatë merkatos së verës së ardhshme të ofrojnë 70 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguez.

Kolumbiani, i cili është ndjekur për një kohë të gjatë verën e kaluar kur Ancelotti ishte trajneri i Napoli-t, mund të përfshihet në operacion.

Në rast se nuk do t ë arrihej kualifikimi në Champions League, Koulibaly do të ishte i gatshëm të përshëndetej me Napoli-n.


TË NGJASHME