HomeShowbiz

70 tatuazhe dedikime për gruan e tij, djali i çiftit të famshmëm është ‘romantiku i shekullit’

Brooklyn Beckham ka një tatuazh me tetë rreshta të gjatë kushtuar gruas së tij Nicola Peltz . 23-vjeçari u martua me partneren e tij Nicola Peltz në pronën e babait të saj miliarder, prej 76 milionë paundësh buzë oqeanit në Palm Beach, Florida, në prill të këtij viti.

Dyshja fillimisht filluan të takoheshin në vitin 2019 dhe u fejuan në vitin 2020, dhe që atëherë Brooklyn nuk e ka kursyer trupin e tij për tatuazhe në nder të gruas së tij. Në një intervistë të fundit, fëmija i madh i Victoria dhe David Beckham tha se tani mendon se 70 nga 100 tatuazhet e tij i kushtohen gruas, Nicola.

Një nga tatuazhet në pasqafën e tij përmban një letër dashurie që aktorja amerikane shkroi për të.

Aty shkruhet: “Djali im i përjetshëm. Lexoje këtë sa herë që ndihesh në ankth. Dua ta dish se sa thellë jemi të dashuruar. Ti ke zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë dhe shpresoj që të mos kaloj asnjë ditë pa dashurinë tënde. Je i pabesueshëm. Bashkë mund t’i kalojmë të gjitha, na mjafton që të marrim frymë ngadalë dhe të kemi besim. Të dua përtej çdo gjëje. Më duaj gjithmonë, gruaja jote e ardhshme.”

Tatuazhi i letrës së dashurisë qëndron poshtë një tjetër tatuazhi të Brooklyn ku shfaqen sytë e Peltz.

Ai gjithashtu ka emrin e gjyshes së ndjerë të Peltz ‘Gina’ në krahun e tij dhe një poezi të gdhendur mbi të që lexon: “Jeta ime, dashuria ime, e vërteta ime, fryma ime, arsyeja ime, bukuria ime, e çmuara ime”.

Ai po ndjek qartë hapat e babait të tij në dashurinë e tij për bojën.

Ish-futbollisti profesionist vlerësohet të ketë rreth 80 tatuazhe – edhe pse ai zgjedh gjithmonë një stil të qëndrueshëm në mënyrë që të gjithë të duken uniforme.

Por Brooklyn tha se kur ai e befasoi Nicola-n me tatuazhin e tij të ri, aktorja u përlot.

Ai shtoi: “Ajo gjithmonë qante kur i bëja një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj atë me dedikim të ri.”


TË NGJASHME