HomeLajme

8 aktivistë LGBTQ nga Shqipëria u rráhën në Beograd, reagon Xheni Karaj që ishte mes tyre

Gjatë fundjavës që lamë pas është mbajtur në Beograd parada e përvitshme e krenarisë, ku marrin pjesë anëtarët e komunitetit LGBTQ+. Në këtë paradë ishin pjesmarrës edhe aktivistë nga Shqipëria, të cilët janë solidarizuar me kauzën.

Mirëpo 8 prej aktivistëve shqiptarë nga ky komunitet janë dhùnuar nga shtetas serbë, megjithëse nuk dihen rrethanat se si pre e dhùnës kanë rënë vetëm shqiptaret.

Mes tyre ka qenë edhe Xheni Karaj, e cila ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku shkruan:

“Dhùna qe pesuam dje ne Beograd ishte e shmangshme nese polícia do te kishte bere punen e saj. Pavaresisht kesaj ne dje pame me syte tane se sa e veshtire eshte te jesh vetvetja ne nje vend ku dhùna eshte sistemike, eshte pjese e kultures politike dhe normalizohet nga qarqe esktremiste deri ne qeveri. Dje kuptuam rendesine e solidarizimit me njeri tjetrin, rendesine e planifikimit ne menyre realiste dhe rendesine per te qene strategjike ne betejen tone. Kjo parade dhe dhùna qe shoqeroi ate eshte nje mundesi per te reflektuar bashkarisht por ne kete reflektim disa vete kane me shume pergjegjesi se disa te tjere.

Falenderoj nga thellesia e zemres te gjithe aktivistet qe na qendruan prane pas sulmit deri ne oret e vona te mengjesit.

Parada eshte forma me e larte e ekzistences dhe rezistences. Askush nuk do ta ndali lùften tone per nje shoqeri te drejte te barabarte dhe te lire per TE GJITHE.”/ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME