HomeLajme

8 fakte që nuk i keni ditur rreth “La Casa de Papel”

Eshtë e pamundur të imagjinohet Netflix pa një nga serialet më të dashura ne rang ndërkombëtar të krijuara ndonjëherë, “La Casa de Papel”.

Por a e dini se para se të shfaqej ne gjigantin e transmetimit dhe të bëhej viral, “La Casa de Papel” ishte në prag të anulimit? Nëse sapo keni mbaruar episodet më të reja dhe dëshironi te zhyteni më thellë  ne menyren si grupi juaj i preferuar i hajdutëve, u bë kaq i ndjekur, këtu ju paraqesim disa nga faktet më interesante nga seriali.

1- “La Casa de Papel” ishte e dënuar të dështonte para se Netflix ta merrte atë

Kur sezoni i parë i “La Casa de Papel” u shfaq premierë në Spanjë, ai u duk premtues. Episodi i saj i parë tërhoqi në 4,5 milion shikues në kanalin spanjoll Antena 3. Por, ndërsa seriali vazhdoi shikueshmëria ra në mënyrë drastike. Netfilix vendosi ta bënte pjesë të serialeve të veta, por pa asnjë reklame apo publicitet të madh. E megjithatë shikuesit arritën ta gjejnë dhe ta shndërojnë atë në një ndër serialet më të ndjekur dhe të pëlqyer në botë.

2-“La Casa de Papel” është seriali apo filmi më i shikuar në Netflix në gjashtë vende

Seriali është programi më i shikuar në Netflix në Francë, Itali, Argjentinë, Kili, Brazil dhe Portugali.

3-Stephen King dhe Neymar janë ndër fansat e me te famshëm të serialit.

Dy emrat më të mëdhenj të fiksuar pas serialit mund të jenë shkrimtari Stephen King dhe futbollisti brazilian Neymar Júnior. Neymar madje bëri një shfaqje në film si murg në pjesën 3 të sezonit 2.

4-Pavarësisht se sa të çmendur janë komplotet në të, seritë nuk shkruhen paraprakisht

Përkundrazi ata janë shkruar së bashku me xhirimet. Kjo, në mënyrë që shkrimtarët të mund të kuptojnë më mirë atë që kërkon skenari dhe të përshtatin drejtimin e serialit.

5-Dy ndër skenat më të vështira për t’u xhiruar rezultuan

 ‘Hedhja e parave nga balona për turmat’ dhe ‘zhytja në kasafortën e arit të mbuluar nga uji’.

6-Nëse mendoni se Profesori është një nerd, keni të drejtë

Siç shpjegon dhe krijuesi i emisionit, Profesori supozohet të jetë një humbës. Ju do ta mendoni ate si një akademik pa jete, i cili preferon të udhëzojë një klasë të tërën sesa të dalë me ndonjë femër.

7-“Bella Ciao” ishte një këngë proteste shumë kohë para La casa de Papel

Një nga momentet më te bukura të serialit ka pak të bëjë me mashtrimin e policisë apo luftën me armë. Ka të bëjë me një këngë. “Bella Ciao” në fakt është një këngë partizane italiane shumë e famshme. Sigurisht, pas serialit e gjithë bota u fiksua me të.

8-Ikonografia e shfaqjes ka frymëzuar protesta dhe tentativa për vjedhje

Kënga së bashku me kominoshet e kuqe ikonike të serisë dhe maskat e Salvador Dali janë shfaqur në protesta në Liban, Irak, Francë dhe Kili. Ikonografia e serisë ka frymëzuar gjithashtu edhe vjedhje, por ne na pëlqen të përqendrohemi te protestat.


TË NGJASHME