HomeShëndeti

8 këshilla si ta bëni fëmijën tuaj të hajë ushqim të shëndetshëm

Një ekip hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar zbuloi se 46% e fëmijëve refuzojnë të hanë perime. Për më tepër, 75% e prindërve të anketuar shprehën shqetësime rreth të ushqyerit të fëmijëve të tyre.

Është mjaft e kuptueshme që ne duam t’u japim fëmijëve tanë të gjitha vitaminat e nevojshme për t’u rritur të fortë dhe të shëndetshëm. E vetmja pengesë është se disa fëmijë shmangin ngrënien e frutave dhe perimeve, por për këtë mund të ketë një zgjidhje.

Ka shumë prindër që kanë provuar mënyra të ndryshme për ta bërë fëmijën e tyre të ushqehet shëndetshëm dhe disa prej tyre tregojnë eksperiencën e tyre.

Merrni fëmijën tuaj me vete sa herë që bëni pazar.

Mund t’i lejoni fëmijëve të përdorin salcat e shëndetshme, të përgatitura vetë!

Përdorni sheqerin kaf sipër perimeve!

Luani me ushqimin!

Mos e rregulloni pjatën e tyre, lërini t’i mbledhin vetë.

Përgatiteni së bashku ushqimin!

Vendosini fruta dhe perime të freskëta edhe nëse fëmijët tuaj nuk i hanë ato.

Gatuaj ushqime të shëndetshme në stilin familjar, në mënyrë që të gjithë të hanë të njëjtën gjë.


TË NGJASHME