HomeSociale

8 marsi

8 march. Happy Woman’s Day Vector congratulation card with linear floral

Një legjendë e vjetër thotë se Festa e Gruas është vendosur si datë ne vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve të vdekura në zjarrin që ra në nje fabrikë në Nju Jork, fabrika “Cotton”.Në këtë kohë punëtoret kërkonin kushte më të mira pune dhe me 8 mars pronari i fabrikës bllokoi të gjitha daljet e stabilimentit, në të cilin shpërtheu zjarri dhe vrau shumë prej grave që punonin aty. Por në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një rrëfenjë që lindi në vitet në vazhdim dhe u tregua sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pikërisht në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909, u zyrtarizua Dita Ndërkombëtare e Gruas. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.
Në vendet fqinjë me ne, në Itali, Festa e Gruas u përkujtua në vitin 1922 me të njëjtin kuptim politik dhe social. Gjithashtu në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës. Më shumë ka qenë kjo e fundit që ka mbizotëruar, ndërsa vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror.
Kjo ishte një histori e shkurtër për ditën e 8 marsit.
Nuk janë fjalë të një fryme feminizmi, por të jesh grua është gjëja me e bukur në botë.E kush më mirë se ajo mund të shpërndajë dashuri , lumturi dhe ngrohtësi më mirë se sa ajo.
Më 8 mars, nënëat, të dashurat, bashkëshortet marin lule dhe dhurata nga më të ndryshmet.Surprizojini të dashurat tuaja, duke i bërë dhurata në ditën e tyre.
Dergojini mesazhe të ëmbla që në mëngjes, duke thënë fjalët më të vyera, çojini mëngjesin në shtrat, bëjini të ndihen si mbretëresha, në fakt kështu duhet ti bëni të ndihen çdo ditë, por këtë ditë pak llastim më shumë për to nuk do të ishte keq.
Femrat duan të ndihen të përkëdhelura.Bëjini buqeta të mëdha me lule.Ato i duan lulet.
Dhuroji diçka të personalizuar.Kjo do ta bënte më të vçantë dhuratën tuaj.Gatuani për ato në këtë ditë, ndoshta është klishe, por gjesti vlen edhe nëse nuk dini të gatuani mirë.Bëjini të ndihen mirë, çdo ditë jo vetëm më 8 mars.Ju më mirë se kushdo tjetër e dini që ato e meritojnë.Toleroni dhe dashuroni, vetëm për hir të saj.
Dhuroni për 8 mars.

M.D/GotaNews


TË NGJASHME