HomeSociale

8 orë veshur/ Xhinset e shkurtra dhe të ngushta desh i morën jetën 25-vjeçares

Disa njerëz bëjnë sakfrifica të shumta për modën, por padyshim mund të thuhet që fati nuk ishte me një 25-vjeçare që kishte veshur pantollona të shkurtra tejet të ngushta.

Emri i saj është Sam dhe e reja nga Karolina e Veriut e ndau historinë në TikTok, ku shpjegoi se si zgjodhi të vishte pantollona xhins të shkurtër për një takim me një djalë që kishte njohur sëfundmi. Ajo i mbajti xhinset e shkurtra për më shumë se 8 orë veshur duke mos menduar gjatë, por të nesërmen u zgjua me një dhímbje të tmérrshme në të pasme.

Me kalimin e ditëve dhímbja vetëm i shtohej dhe vendosi që të shkonte tek mjeku, i cili i dha antibiotikë për një infeksion të mundshëm të lëkurës në pjesën e të pasmeve. Antibiotikët nuk e ndihmuan aspak dhe ditën tjerë nuk ecte dot për shkak të dhimbjes thérëse në të pasmet e saj.

@imtoooldtobeonthis

#greenscreen moral of the story: tight shorts are OUT! #CurameChoreo #fyp? #storytime #ShowYourGlow #fyp #PepsiApplePieChallenge

? original sound – Sarah Cothran

Sam iu drejtua sërish spitalit dhe mjekët e diagnostifikuan me një infeksíon bakterial të lëkurës të quajtur “cellulities”, të cilin e panë si një kércënues për jetën e 25-vjeçares.

Gajtë javës së shtrimit në spital, Samit iu tha që mund të kishte nevojë për një prerje të pjesës së infektuar në vithet e saj, por fatmirëisht nuk arriti deri aty.

Por si kishin ndikuar xhinset e ngushta?

Sam shpjegoi që xhinset e saj të ngushta kishin ngushtuar edhe të brendshmet e saj duke i shkaktuar një çarje të lëkurës. Më pas bakteret hynë në të çarën e lëkurës duke shkaktuar inféksionin e rëndë. Sidoqoftë jo gjithçka shkoi keq për të, pasi Sam shpjegoi se ishte ende me djalin me të cilin u takua kur ndodhi gjithë kjo.

Pra kujdes nga rrobat e ngushta./ Burimi: iHeart | Përtheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME