HomeLajme

8 vendet të cilat janë rreptësisht të ndaluara për t’u vizituar

Që në fillimët e veta, njeriu ka pasur gjithmonë dëshirën e madhe të eksplorojë dhe të zbulojë vende të reja. Kjo dëshirë na ka shoqëruar për mijëra vjet dhe vazhdon edhe sot. Në ditët e sotme është shumë më e lehtë për të vizituar dhe për të parë nga afër çdo vend që kemi dëshirë. Megjithatë edhe në ditët e sotme, ku gjithçka është e lirë ka 8 vende të cilat janë të ndaluara rreptësisht për t’u vizituar dhe janë gjithmonë të mbyllura për turistët.

1-Ishulli Gruinard

Ndoshta keni dëgjuar edhe më parë për ishullin Gruinard, një prej ishujve më famëkeq dhe më të rrezikshëm në botë. Një ishull që është kthyer i pabanueshëm dhe i rrezikshëm jo për shkaqe natyrore, por nga vetë dora e njeriut. Në 1942, qeveria britanike bleu ishullin skocez të Gruinard për të realizuar teste të armëve biologjike, në veçanti të antraksit. Gjatë eksperimentit, u konstatua se antraksi kishte ndotur territorin për një periudhë të gjatë kohe, duke shkaktuar vdekjen e popullsisë në 95% të rasteve. Deri në vitin 1980, ishulli ishte një nga vendet më vdekjeprurëse në planet. Vetëm në 1986 shkencëtarët nisën më në fund ‘dezinfektimin’ e ishullin ogurzi dhe ai u deklarua i sigurt në vitin 1990. Megjithatë, askush nuk u  vendos më aty. Ekspertët paralajmërojnë se spore antraksi mund të kenë mbetur ende në tokën e ishullit, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i përshtatshëm për të jetuar edhe për qindra vite të tjerë.

2-Ishulli i Sentinelit të Veriut

“Kush shkel vdes”, kështu përshkruhet ndryshe ishulli i Sentinelit, i gjendur në Gadishullin e Bengalit. Një popullsi vendase, që nuk i kalon 1.000 banorë, prej 60 mijë vjetësh nuk ka asnjë kontakt me botën e jashtme. Fisi aborigjenë nuk pranon asnjë ndërhyrje nga bota e jashtme dhe sulmojnë këdo që i afrohet territorit të tyre. P.sh, në 2014 ata qëlluan me shigjeta një helikopter të qeverisë indiane, që fluturoi mbi ishull pas një cunami për të parë nëse vendasit kishin nevojë për ndihmë. Viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë të humbur; pas vrasjes së tyre qeveria indiane u kërkoi qytetarëve të qëndronin larg banorëve të Sentinelit dhe tokës së tyre.

3-Tempulli i madh Ise, Japoni

Kompleksi i tempujve Ise Jingu, është një prej vendeve më të shenjta në Japoni. Në këtë tempull të shenjtë, lejohet hyrja vetëm për priftërinj të rangut të lartë dhe anëtarët e familjes pernadorake.Deri në vitin 1945 ‘Ise‘ ishte një vend edhe më i vështirë për t’u arritur. Tempulli u nda nga bota e jashtme nga lumi Miyagaëa, që simbolizonte kufirin mes të zakonshmes dhe të shenjtës. Murgjit e kishin rreptësisht të ndaluar të kalonin lumin: besohej se kjo do të çonte në shkeljen e shenjtërisë së shenjtë dhe do të shkaktonte probleme për të gjithë të Japonisë.

4-Ishulli Surtsey

Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli dhe lindjes së një jete të re. Që nga ajo kohë Surtsey, i emërtuar sipas personazhit mitologjik Surtr, zoti i gjigantëve të zjarrit, ka shërbyer vetëm për qëllime shkencore dhe konsiderohet një zonë ndaluar për turistët.

5-Ilha da Queimada Grande

I gjendur vetëm 35 kilometra larg brigjeve të Brazilit, Ilha da Queimada Grande, duket si parajsa mbi Tokë. Por, është krejt e kundërta.Ishulli është një prej vendeve më të rrezikshme në botë. Banorët e ishullit janë disa nga gjarpërinjtë më të vdekjeprurës në botë. Me një sipërfaqe prej 0.43 kilometrash, ishulli është i populluar nga 4 mijë gjarpërinj. Më helmuesi prej tyre gjarpri i artë. Pra nësee doni të bëni një vizitë në këtë ishull duhet ta mendoni dy herë sepse mund të humbisni jetën. I njohur ndryshe edhe si ishulli gjarpërinjve, ky vend është i ndaluar për vizitorët nga qeveria braziliane.

6-Ishulli Hashima

Ishull Hashima i njohur si Gunkanjima (ose Ishulli Battleship) është një ishull i pabanuar 14.5 kilometra larg Nagasaki. Kjo pjesë toke është blerë nga Mitsubishi në vitin 1890, në të cilin janë ndërtuar ndërtesa me apartamente për punëtorët të cilët nxirrnin qymyrit nga minierat nënujore. Me pas në 1974 minierat u mbyllën dhe Hashima u braktis, duke fituar pseudonimin ishulli fantazëm. Vendi do të ishte një destinacion i madh për entuziastët dhe aventurierët, por shumë nga ndërtesat janë në gjendje të shkatërruar dhe kjo i bën vizitat e rrezikshme.

7-Muzeu Kombëtar i edukimit të Sigurimit

Në Nanjing ka dokumente dhe paisje elektronike që datojnë që nga 1927. Ndërsa Departamenti Qendror i Spiunazhit i Partisë Komuniste u krijua në vitet 1980. Në këtë ndërtesë do të gjeni të gjitha mjetet që i keni parë në filmat e vjetër të James Bond pistoletat e vogëla, armë të maskuara si buzëkuq, monedhat e përdorura për të fshehur dokumentet, kamera miniaturë, dhe si harta të fshehur në kuvertën e kartave. Edhe pse gjërat e ekspozuara janë mjaft të vjetëruara, spiunët kinezë kanë më shumë mikro mjetë hi-tech për të spiunuar sot. Muzeu është ende jashtë kufijve për tu vizituar nga të huajt.

8-Arkivat sekrete të Vatikanit

Padyshim një prej vendeve që ngjall kureshtje te çdo person në botë. Një vend mitik i ngritur nga legjendat dhe teoritë konspirative, në faktdokumentet dhe librat që gjenden aty janë pronë ekskluzive e Papës dhe pa lejen dhe pëlqimin e tij askush nuk mund të hyjë. Këto arkiva e dokumenta janë të hapura vetëm për një publik të përzgjedhur, për dijetarë ose studiues. Thuhet se në arkivat e fshehtë të Vatikanit ndodhen rreth 35.000 vëllime në arkivin 52 kilometra të gjatë. Dokumentet me vlerë të paçmueshme janë të vjetra disa mileniume. Ato kryesisht datojnë nga shekulli i tetë, e deri në ditët e sotme, dhe në to përshkruhen shumë personazhe historike, duke filluar që nga kalorësit e templarëve, e deri tek Galileo Galilei, Martin Lutheri dhe Henry i XVIII. Këto dokumente zakonisht ruhen brenda hapësirave të klimatizuara të Pallatit Apostolik në Vatikan.


TË NGJASHME