HomePolitikë

80-vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Meta në Varshavë

Presidenti Meta ishte i pranishëm sot në Varshavë, ku mori pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në facebook, Meta shkruan se të gjithë duhet të punojmë për lirinë, në mënyrë që të mos përsëriten më të tilla tragjedira.

Më tej, Presidenti shkruan se Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e “kësaj murtaje të njerëzimit”, ndërsa shton se ndjehet krenar për kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit.

meta1

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Shumë i nderuar të merrja sot në Varshavë, në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidentit të Polonisë, z.Andrzej Duda.

Përulje përpara dhjetra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitetit, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi.

Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidaritetin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një botë më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë.

Të gjithë së bashku të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjedi të tilla, të mos përsëriten kurrë më.

Të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur çdo ditë vlerat e demokracisë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzakonshme, që nga dita e parë e pushtimit, 7 prillit 1939, deri në ditën e fundit të çlirimit të Europës.

Krenar për kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit.


TË NGJASHME