HomePsikologji

9 kristale fatsjellës

Ka kaq shumë kristale te bukura dhe fatsjelles, por cilin nga ata duhet marresh? Cili nga ata do tju ndihmojë më shumë?

Ne kemi përgjigjet për pyetjet tuaja. Kristalet shërues janë një mjet shumë efektiv për lehtësimin e shërmit fizik, si dhe shpirtëror.

 Kristalet e mëposhtëme janë ndër më të njohurat në mesin e shëruesve kristalorë të botës, ata jane gjithashtu legjendarë,sepse janë përdorur që në kohët e lashta.

Këtu është lista e blerjeve tuaja thelbësore të kristaleve shëruese….

1. Kuarci i pastër

Asnje koleksion i kristaleve shërues nuk është i plotë pa një kristal kuarci të pastër.Kristali i pastër i kuarcit është shumë i efektshëm në pastrimin e energjisë negative, të padëshiruar. Ai gjithashtu ka superfuqinë për të shtuar më shumë energji në kristalet e tjerë rreth tij.

Funksioni kryesor i tyre është të mbajnë lëvizjen e rrjedhës së energjisë në përputhje me qëllimin tuaj.Ata janë si bateri të vogla që mbajnë gjithçka që futni në to, duke folur energjikisht.

2.Citrine

Proseritet, bollëk, si dhe vetëbesim. Ky është kristali për ata që janë në kërkim të pasurisë së tyre. Mbani një kristal citrine në një kavanoz me disa para për tju ndihmuar të tërhiqni sa më shumë prosperitet. Ky është guri i shitësve, sepse lejon që të keni më shumë vetbesim, gjë që është e nevojshme për të patur sukses në fushën e tregtisë.A ka ndonjë fuqi tjetër magjike?Nuk ka nevojë të pastrohet.

3. Kuarci rozë

Ju duhet të keni degjuar me patjetër për kuarcin rozë,duke iu referuar edhe si guri i dashurisë, dhe kjo është e vërtetë.Sidoqoftë nuk është vetëm një gur që ndihmon në gjetjen e dashurisë romantike, është gur i të gjitha llojeve të dashurive…

Lloji i dashurisë që tërheq kuarci është lloji i pakushtëzuar dhe bën një punë të mrekullueshme për shërimin e zemrës.Ky kristal është perfekt si një ide dhurate për dikë që i intereson.Ky kristal mishëron bujarinë, butësinë dhe dashurinë e vërtetë.Vendoseni për ta zhytur veten në dashuri, në mënyrë që të tërhiqeni më shumë prej saj.

4. Ametist

I quajtur ndryshe guri shpirtëror dhe intuitiv.Një ndër gurat magjibërës që na lidhin me hyjnoren dhe intuitën tonë.Ky kristal ju ndihmon të jeni më të ndershem me veten, kështu që gjeni thirrjen tuaj të vërtetë. Gjithashtu është një gur legjendar për të ndihmuar për tejkalimin e varësive të ndryshme. Ametisti është i njohur gjithashtu për largimin e mendimeve keqbërëse për veten.Në përgjithësi ky gur do tju ndihmojë në çdo çeshtje të ndërlikuar të mendjes dhe shpirtit tuaj.

5. Syri i tigrit

Syri i tigrit është i njohur për disa arsye.E para, pamja që ka është e mrekullueshme dhe unike në të gjithë lavdinë e saj të ndritshme.

Gjithashtu është një gur që ju  ndihmon të ndiheni të bazuar dhe autoritar në botën fizike.Si gur tokësor që është, ai ka gjithashtu fuqinë tju mësojë se si të besoni në veten tuaj me besim dhe guxim.Syri i tigrit është i bazuar në realitet, dhe ju bën të shkelqeni gjithmonë.

6.Malakiti

Një gur tjetër legjendar me përdorime të shumta. Malakiti ishte guri i preferuar i egjiptjanëve të lashtë për vetite e tij shëruese dhe qetësuese. Ata e përdornin atë duke e kthyer ne pluhur , dhe e vendosnin si makeup, si dhe e përdornin për të ndihmuar në lëhtësimin e dhimbjeve të lindjes. Gjithashtu është permendur si guri i transformimit sepse ëhtë jashtëzakonisht i fuqishëm për pastrimin e trupit.Duhet të përdoret në doza të vogla, përveç nëse doni që bota juaj të kthehet përmbys….kujdes.

7. Hematiti

Hematiti largon gjithë energjinë e padëshiruar dhe ndihmon në  dobësimin dhe shërimin e dhimbjes fizke.Ky është një gur tjetër i fuqishëm i lidhur ngushtë me energjitë tokësore. Ky gur do tju ndihmojë në lidhjen tuaj me tokën, si dhe me trupin tuaj fizikisht, gjë që e ben më të lehtë trupin tuaj të shërohet në të gjitha nivelet.Gjithashtu është perfekt për të ndihmuar me shqetësimin dhe ankthin.

8.Turmalina e zezë

E njohur gjithashtu si Schrol, turmalina e zezë është gur mbrojtës . Të gjithë gurat e zinj janë të shkëlqyeshëm për mbrojtje nga sulmet fizike dhe psikike, si dhe tumarlina e zezë ka fuqinë të bllokojë smogun e padëshiruar energjik dhe elektromagnetik në mjedisin tuaj, si dhe ju ndihmon të qetësoheni dhe të përqëndroheni, në mënyrë që të gjeni qartësi në gjërat tuaja.

9. Guri karnelian

Nëse keni nevojë për energji të guximshme dhe zjarr motivues në jetën tuaj, vendosni ose meditoni me një gur karnelian. Ngjyra e kuqërrmtë e tejdukshme paraqet zjarrin e pasionit tonë të brendshëm dhe gjallërinë fizike. Ky gur do tju ndihmojë të gjeni dhe të sillni vetbesimin tuaj të brendshem të palëkundshëm, në një mënyrë të magjishme. Ai është një gur i qeshur, dhe duke ndjekur legjendat e mëparshme, e qeshura është ilaçi më i mirë. Ndihmon për të balancuar energjinë e brendshme, dhe lidhjet tona me kënaqësitë e botës fizike.

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME