HomePolitikë

9 kushtet e Bundestagut, domosdoshmëri/ Ndoka: Reforma do t’i hapë rrugë zgjedhjeve

Nard Ndoka ka theksuar, gjatë një prononcimi për media se pas miratimit të reformës zgjedhore vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakoshme të përgjithshme dhe lokale, ndërsa shtoi se miratimi 9 kushteve të Bundestagut është domosdoshmëri.

“Reforma zgjedhore pa diskutim që do t’i shërbejë edhe hapjes së mundësisë për përsëritjen e zgjedhjeve lokale, e cila padiskutim do të jetë detyrim kushtetues dhe për një vendim të Gjykatës Kushtetuese sapo ajo të ngrihet, por edhe një mundësi për zgjedhje të parakoshme parlamentare. Kjo pasi edhe vetë situata në vend e kërkon një gjë të tillë, sepse të mos harrojmë që jemi përballë jë krize të thellë politike, morale, ekonomike, teksa Kryeminsitri është në kushtet e pamundëisë për të qeverisur më tej.

Nga kjo pikëpamje besoj se është interesi i të gjithëve, nëse Kryeministri i përgjegjshëm në këto momente me të miratuar Reformën zgjedhore do të shihet ai iniciatori për të shpallur zgjedhjet e parakoshme, që ne të kemi një dritë jeshile edhe për integrimin tonë europian.

Pra, në një farë mënyre jemi brenda asaj çka parasheh si domosdoshmëri axhenda me 9 kushte e Bundestagut, ku përfshihet edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme e përsëritjen e zgjedhjeve lokale”, nënvizoi kreu i PDK, Nard Ndoka për gazetën “sot”


TË NGJASHME