HomeLifestyle

9 parfumet më të mirë të pranverës

Ashtu si ajo ndjesia që na mban tërhequr duke pritur çdo sekondëe një mesazh në telefon, këto aroma të reja të pranverës, të freskëta dhe të ëmbla do t’ju bëjnë të nuhasni çdo centimetër të veshjeve tuaja për orë të tëra. Aromat e pranverës për vitin 2020 kanë të bëjnë me azhurnimet e ngrohta, të ndritshme të klasikëve dhe aromat e reja sensuale të nërthurura në romancë. Më poshtë do t’ju prezantojmë me parfumet dhe aromat më të mira të këtij sezoni:

9- Burberry Classic

Burberry Classic dhe aroma e saj e veçantë, është padyshim pjesë e listës tonë. E prodhuar si një miksim i manaferrës, mollës jeshile dhe drurit të kedrit. Me aromën sensuale dhe shumë të pasur, ky parfum është fantastic për këtë sezon.

8- REPLICA Springtime in the Park

Për një aromë elegante që ndihet si aroma e një dite të freskët prilli, atëherë ‘Springtime in the Park’ është zgjedhja e duhur. Miksimi i luleve aromatike të pranverës, janë një kombinim perfekt.

7 -Dior Miss Dior Rose N’Roses Eau de Toilette

Si një puthje e ëmbël në ballë, kjo përzierje dehëse dhe ëndërruese e trëndafilit, mandarinës dhe myshkut të bardhë do t’ju ofrojë një aromë të parezistueshme.

6- Eau de Parfum – Eau Capitale

Një miksim i aromave të qitros dhe agrumeve, Eau Capitale është një aromë për burrat dhe gratë. E  lansuar në 2019 ky parfum ësht ënjë përzierje e ëmbël dhe pikante që ju bën të gjithë të dashuroheni.

5- Sunkissed Hibiscus

Epo, emri i këtij parfum tregon gjithçka rreth tij. Përzierja e aromës së portokallit dhe qelibarit të artë, ju fal atë ndjesinë e qetësisë në një plazh të qetë duke pirë një koktejl me fruta tropikale.

4- Vetiver & Golden Vanilla Cologne Intense

Nëse aromat e ëmbla flirtuese nuk janë në preferencat tuaja, atëherë më mirë të provoni diçka më të egër. Era e fortë mashkullore e Vetiver & Golden Vanilla Cologne Intense është ajo çfarë do t’ju plotësojë. Miksimi i kardamonit, vaniljes, veteiverit dhe çajit, është perfekt.

3- Rose Goldea Blossom Delight

Delikatesa dhe butësia e këtij parfumi, vihet re që në momentin kur e hapni, shishja e rrumbullakët ngjyrë rozë, tregon fare mirë brishtësinë e aromës së parfumit. Me përbërje kryesore miksimin e aromave të trënafilave, ky parfum u laçua për herë të parë në 2019 dhe që atëherë ka qenë një mik bësnik për të gjitha gratë.

2-Guilty Love Pour Femme Eau de Parfum

Pjesëtari më i ri në familjen e Gucci, është pikërisht ky parfum mbreslënës. E lançuar në 2020 dhe e prodhuar nga mjeshtri aromave Alberto Morillas, ky parfum do të sjellë jetë edhe në edhe në ditët më të errëta.

1-Daisy Love Daze Eau de Toilette

Lista jonë nuk mund të kishte kuptim pa parfumin ikonik të Marc Jacobs, Daisy Love Daze Eau de Toilette. Kombinimi perfekt i aromave të frutave, ku mbizotëron kajsia është kaq i papërshkrueshëm. Daisy Love Daze Eau de Toilette, shpesh përshkruhet si një version lozonjar dhe i ndritshëm i paraardhsëve të tij.


TË NGJASHME