HomeLajme

9 rekordet më interesante në librin Guinnes

Jo çdo njeri është i aftë të krijojë diçka që nuk është parë më parë. Duhet shumë kohë dhe një temë interesante që të kalojë nivelin e përcaktuar për librin Guinnes në mënyrë që të futet në këtë kategori.

Qoftë nëse dikush krijon një tunel dëbore, ose zgjidh kubin e Rubik me sy mbyllur është e ditur se rekordet Guinnes kerkojnë shumë përkushtim. Për disa persona ka qënë më e lehtë pasi janë përfshirë në këto rekorde thjesht për tiparet që kanë apo për gjëra që nuk i kanë shumë në dorë.

Personazhet më poshtë j’ua tregojnë më mirë atë se çfarë duam t’ju themi.

1-Personi më i vjetër në botë

Jeanne Calment, apo siç njihet gjyshja e njerëzve francez jetoi gjatë. Ajo jetoi për 122 vite dhe 164 ditë. E lindur në 1875 ajo jetoi aq gjatë saqë përjetoi ndërtimin e kullës Eiffel dhe dy lufta. Në moshën 114 ajo mori pjesë në filmin ‘Vincent & Me’ duke e bërë atë aktoren më të vjetër që është shfaqur në film. Pra gjyshja e francezëve theu dy rekorde botërore.

2-Njeriu më i gjatë në botë

Nëse do ishit Robert Pershing Wadlow çfarë pyetje do merrnit më shumë? Jua themi ne. Ai pyetet gjithmonë , si është moti atje lart? Ai vdiq në vitin 1940, ishte i gjatë 2 metër e 72 cm.

3- Qepa më e madhe ( dhe më e rënda)

Kampioni i kopshteve të gjelbërta, Tony Glover kaloi një vit në jetën e tij duke u kujdesur për atë që tashmë njihet si qepa më e madhe në histori. Peshon 8.5 kg dhe është 81 cm e madhe.

4-Qeni më i gjatë në botë

Freddy njihet si qeni më i gjatë në botë. Ai e theu këtë rekord në vitin 2018. Më parë ky rekord mbahej nga qeni Zeus.

5-Thonjtë më të gjatë

Chris ose sicc njihet Dukesha, mban rekordin Guinnes për thonjtë më të gjatë në botë. Thonjtë e saj shkojnë në 10 cm të gjatë në një dorë ndërsa në tjetrën 9 cm. Për ti pasur kaq të gjatë Chris ka shpenzuar 18 vite të jetës për kujdesin e tyre.

6- Embelsira më e shtrenjtë në botë

Nëse doni të shpenzoni 25 mijë dollar në cokollatën më të shtrenjtë në botë duhet të shkoni në New York.

7-Ecja në litar (Tightrope)

Samat Hasan, 24 vjeçari nga provinca Xinjiang ka thyer rekordin për ecje në litar në një lartësi 700 m.

8-Kërcimtarët më të vjetër në stilin Salsa

Nuk është kurrë vonë që të bëhesh kërcimtar profesionist në Salsa. Paddy Jones nga Britania në moshën 76 vjeccare hyri në librin Guinnes si kërcimtari më i vjetër në këtë stil kërcimi.

9-Cigarja më e gjatë në botë

Cigarja më e gjatë në botë u krijua në Havana. Është më e gjatë se Kulla e Pisës. 268 m e 4 cm.

Po ju keni thyer ndonjë rekord deri më tani?


TË NGJASHME