HomeModa

9 truke mode që ju bëjnë të dukeni e pasur!

Ka disa truke mode që mund të bëjnë që çdo veshje e juaja të duket më elegante dhe e sofistikuar, duke nisur që nga përzgjedhja e ngjyrave e deri te e materialeve që veshim.

Kjo nuk do të thotë se me patjetër duhet të shtoni një zero në çmimin e veshjeve që blini, pasi këshillat që do të lexoni më poshtë i keni tërësisht falas!

1.Vishu sikur nuk i lan vetë rrobat e tua. Mjafton të investosh në një hekur të mirë dhe këmishët e hekurosura do të duken klas!

2.Vishu më shpesh me ngjyrën krem pasi do të dukesh sikur nuk ke frikë ndaj njollave.

3.Vish më shpesh nga ato këpucët që duken sikur thonë: Erdha me taxi!

4.Vishu me pambuk dhe mëndafsh dhe asnjëherë me poliestër.

5.Mbaj me vete gjithnjë një çadër për të mbrojtur look-un tënd.

6.Mbaje çantën në një zonë të dukshme dhe veçanërisht në drejtim të kyçit.

7.Mbaj orë, por jo nga ato që bien në sy.

8.Një pallto pas trupit është ideale.

9.Mos mbaj shumë gjëra me vete!


TË NGJASHME