HomePolitikë

9 vjet nga “21 Janari”, Balla: Shqiptarët presin ndëshkimin e fajtorëve

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla priti sot në një takim familjarë të protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se 4 dëshmorët, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë.

Sipas Ballës, shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë.

Postimi i plotë:

Sot 9 vite nga 21 Janari 2011?! Nderim dhe respekt dëshmorëve?? Ziver Veizi?, Faik Myrtaj?, Hekuran Deda? dhe Aleks Nika?, të cilët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri. Shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë.


TË NGJASHME