HomeLajmi i Fundit

A do e merrni rrogën në fund të muajit?! Përgjigjet Rama

Në një postim në Facebook kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjithë qytetarëve për pagat e fundmuajt. Ai i siguron qytetarët se ” nuk do të vijë fundi i muajt pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndroni në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punoni.

Rama ka njoftuar gjithashtu se ditën e enjte do të bëhet publik plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi që është mbyllur përshkak të situatës në vend.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

 JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!

NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!

DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!

M.H/ GotaNews