HomePolitikë

A do ndryshojë sistemi zgjedhor? Flet Hysi

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” deputetja e PS, Vasilika Hysi komentoi tryezën e iniciuar nga OSBE për reformën zgjedhore. Hysi theksoi se puna më e madhë sa i takon kësaj reforme është bërë, dhe mbetet vetëm vullneti politik për ta finalizuar atë.

“Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë shumë të lehta për t’u zbatuar, uroj dhe shpresoj që kolegët e opozitës në parlament, por edhe ish-kolegët që tashmë janë në rrugë e kanë seriozisht dhe do të kontribuojnë për të përmbyllur këtë reformë. Mos harroj që në bazë të Kodit Zgjedhor, kjo reformë duhet mbyllur shumë shpejt.” -u shpreh Hysi, ndërsa komentoi edhe kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshim të sistemit zgjedhor.

“Është një nga pikat e planit të punës së komisionit të reformës zgjedhore. Ajo që është kërkuar në progresraport por edhe nga Bundestagu gjerman, është përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Unë i kuptoj kolegët e opozitës, të gjitha kërkesat e tyre do shqyrtohen, por Shqipëria ka parësore përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Nëse ne respektojmë ato dhe zbatimin e tyre në praktikë, Shqipëria bën zgjedhje shumë të mira.” tha deputetja e PS.

“Mos harrojmë se kemi edhe një ligj tjetër shumë të rëndësishëm, financimi i partive. Dhe kur flasim për financim të partive, nuk është vetëm fushata, por është në përgjithësi, financimi i partive politike në gjithë ushtrimin e jetës së tyre politike.” theksoi Hysi.


TË NGJASHME