HomeShowbiz

A do përfaqësojë një shtet tjetër Elvana Gjata në Eurovizion? Zbulohet e vërteta

Një thashethem mjaft interesant ka qarkulluar një ditë më parë nëpër portale. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Elvana Gjatës në Eurovizon. Fansat e këngëtares kanë ngritur hipotezën se ajo do të përfaqësojë shtetin e San Marino-s në maj, në Rotterdam. Por burime pranë këngëtares u shprehën për “Anabel.al” se nuk është e vërtetë që Elvana ka marrë një ftesë. Deri në këto momente kjo mbetet vetëm një dëshirë e fansave për ta parë këngën “Me tana” të ngjitet në skenën e Eurovizionit.


TË NGJASHME